Italia “zhduk” VAR-in, asnjë thirrje dhe asnjë penallti nga teknologjia në 30 ndeshje

8 Shtator 2026, 10:40Sport TEMA
Italia “zhduk” VAR-in, asnjë thirrje dhe asnjë penallti

Vetëm ‘check’ në heshtje gjatë këtyre tri javëve të para të Seria A. Orsato i ka dhënë një drejtim tjetër gjykimit në Serie A.

Erë ndryshimi në kampionatin italian. Pas sezoneve në qendër të diskutimeve dhe polemikave, VAR-i është zhdukur papritur. Rastësi? Sigurisht që jo. Ndryshimi vje nga Daniele Orsato, dizenjatori i ri i arbitrave për Serie A dhe Serie B. Ai është iniciator i këtij ndryshimi, që në gjykimin e shumë njerëzve, po i sjell dobi futbollit italian. VAR-i është zhdukur dhe duket se askujt nuk i mungon.

Futbolli i këtyre tri javëve të para duket vërtet ndryshe. Metoda europiane: më pak kontakte të vërshëllyera dhe më pak kohë e humbur për protesta, dëmtime të ‘programuara’, apo kontrolle të pambarimta në monitor, në kërkim të kontaktit. E gjitha kjo e nisur nga fakti se kontakti nuk duhet të jetë më sinonimi i faullit.

Vazhdon loja dhe vrapohet me shumë. Numrat i japin të drejtë atij që ka pasur këtë mendim: 0 thirrje në VAR dhe 0 penallti të akorduara nga teknologjia deri tani. Vetëm kontrolle në heshtje dhe më shumë vendime nga fusha, reale, që shoqërojnë dinamikën e një sporti kontakti.

Qëllimi, siç ka shpjeguar vetë Orsato, është që arbitri duhet të jetë sërish një figurë qendrore, kurajoze edhe e pavarur në vendime, por edhe i ndërgjegjshëm se mund të bazohet te teknologjia në rast të një gabimi të qartë.

3 Komente

  1. S
    Skypion

    Daniele Orsato kete vendim e mori pasi u keshillua ne menyren me miqesore, me vllazerore me SHTZ, PR DR Sali Berishen. Vini re sa produktive, sa e dobishme, sa e gjtheaneshme, sa parashikuese, sa vizionare dhe mbi te gjitha, sa e fresket eshte mendja e dr Berishes. Vetem gomeret nuk e kuptojne.

    Përgjigjjuni
    1. g
      gon duka

      Mire bete qe zhduket VARin, mbani vetem KARin.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eskobari nga stjari

        U tu qiftë hasani dhe sanija o gon

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje