Sot janë bër 40 ditë protestë në Divjakë kundër projektit të reformës administrative territoriale të Edi Ramës.
Qytetarët e Divjakës vijojnë të bëjnë qëndresë edhe pse presioni për të shuar këtë protestë është tepër i madh.
Qysh prej nisjes së protestës përfaqësues të pushtetit vendor e më pas edhe përfaqësues të të deleguarve janë përpjekur të shantazhojnë për mos pjesëmarrje.
Divjakasit rezistojnë dhe bëjnë qëndresë duke sjellë në vëmendje se nuk është koha kur nuk ka shtet që të japin besë,por ka institucione që duhet të përgjigjen para qytetarëve për këtë tradhëti ndaj Divjakës.
Në fund vijoi edhe marshimi në rrugët e qytetit me slloganet Divjaka bashki, Divjaka e qytetarëve jo e pushtetarëve duke kundërshtuar bashkimin me Lushnjen.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme