Pagat e gjyqësorit, administrata bojkoton shërbimet në Gjykatën e Tiranës
Administrata dhe sekretarët gjyqësorë në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës kanë nisur këtë të martë bojkotin e shërbimeve, në shenjë proteste për moskalimin e pagave të reja.
Punonjësit kanë kërkuar sqarime për situatën e krijuar, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me moskalimin e pagave sipas skemës së re të miratuar. “Çfarë do të bëhet me ne?”, është pyetja që ngrihet nga punonjësit e administratës dhe sekretarët gjyqësorë.
Bojkoti ka sjellë bllokimin e shërbimeve në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, ndërsa pritet që problematika të diskutohet edhe në nivel drejtuesish.
Bojkotit i është bashkuar edhe Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës si dhe Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm..
Në orën 15:00, të gjithë kryetarët e gjykatave do të mblidhen në Gjykatën e Lartë për të diskutuar situatën e krijuar dhe problematikën lidhur me pagat.
Edhe në sistemin e prokurorisë është zhvilluar një takim për këtë çështje. Kryeprokurori Olsian Çela ka mbledhur prej orës 10:00 drejtuesit e prokurorive për të diskutuar problematikën.
Për pagat e reja të magjistratëve është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila ka theksuar se arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit të saj përbëjnë qëndrimin zyrtar dhe duhet të zbatohen në tërësinë e tyre. Gjykata ka rikujtuar se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
- 21:28 Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite