Detaje nga krimi i trefishtë në Shkodër, autori i dyshuar shkoi për “sqarim” me pistoletë në banesën e 24-vjeçarit

8 Shtator 2026, 11:06Kronika TEMA
Detaje nga krimi i trefishtë në Shkodër, autori i dyshuar shkoi

Zbardhen detaje të reja nga krimi i trefishtë i ditës së sotme në Shkodër (8 shtator), ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri dhe babai i tij mbeti i plagosur.

Ka qenë një sherr mes viktimës Ylber Luli dhe autorit Andri Vulaj, që ka çuar në ngjarjen e rëndë me një të vrarë dhe 2 të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në banesën e viktimës. Pasi janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit, autori i dyshuar rreth orës 05:00 të mëngjesit ka shkuar në banesën e viktimës me idenë për t’u sqaruar. Me vete i dyshuari i vrasjes kishte edhe një pistoletë.

Në bisedë e sipër, viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin fizikisht ndërsa në këtë përleshje është përfshirë edhe babai i viktimës Qamil Luli.

Sipas policisë së Shkodrës, babë e bir kanë plagosur me thikë shtetasin Andri Vulaj. Ky i fundit në konflikt e sipër ka nxjerrë armën, një pistoletë që kishte me vete duke qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit i cili humbi jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet.

Fillimisht efektivët bënë ndalimin e autorit të dyshuar Andri Vulaj, si dhe sekuestruan armën e dyshuar të vrasjes pistoletë me të cilën dyshohet se autori qëlloi viktimën.

Viktima Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër, ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë. Tri orë më pas, Andri Vulaj shkoi në shtëpinë e viktimës duke qëlluar ndaj Ylber Lulit pas përleshjes fizike dhe plagosjes me thikë mes tyre.

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Priten verifikimet e dëshmive, mikrogjurmëve dhe pamjeve filmike.

4 Komente

  1. n
    nino

    Me ken shkodran të tanai ban....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Shpellaret do hane njeri tjetrin, policia te qetsohet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodran puro

        Na jena djepi i kultures

        Përgjigjjuni
        1. m
          malcori

          Ne jena trima, truma, turma dhe tuma!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje