Përgjimet e Ahmetajt 'çelin' sesionin e ri parlamentar! Kuvendi në shtetrrethim nga frika e protestuesve

21:37, 08/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Audio-përgjimet skandaloze të publikuara nga Arben Ahmetaj në Syri Televizion kanë dominuar punimet e Kuvendit në çeljen e sesionit të ri parlamentar. Deputetët e opozitës lëshuan akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij teksa theksuan se modeli KAYO i Ermal Raketës po projektohet edhe në shëndetësi. Nga ana tjetër Parlamenti ishte vendosur në shtetrrethim nga frika e qytetarëve që po protestonin dhe nuk kanë munguar as shoqërimet e dhunshme nga ana e policisë. 

SYRI TV

Audiopërgjimi i publikuar nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në emisonin Çim Peka Live në Syri tv,  nisën sesionin e ri parlamentar në Kuvend.

Megjithatë ky sesion nuk nisi normalisht, pasi socialistët,  nga frika e përballjes me protestuesit, vendosën në shtetrrethim dhe vendosën kordon policor, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve

Për tju shmangur përballjes me protestuesit, por edhe skandalit me audiopërgjimin e trafikimit ndërkombëtar të armeve, deputetë dhe ministrat e Ramës, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi që del në përgjime, u futën në parlament nga hyrja anësore.

Të njëjtën strategji përdori edhe deputetja Iris Luarasi, e cila tentoi të hynte në kuvend nga  qendra tregtare, por  u përball me protestuesit  të cilët i bënë pritë

Që në nisje të seancës së parë ceremoniale, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi,  kërkoi zbardhjen e skandalit me trafikun e armëve, ndërsa denoncoi sesi kompanitë shtetërore u përdorën për të kaluar paratë publike të privatët e zgjedhur.

Bardhi denoncoi se njëjta skemë, do të  përsëritet edhe në shëndetësi

Edhe sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka, dhe deputeti i PL-së Tedi Blushi, kërkuan llogari  për skandalin dhe përfshirjen e qeverisë në skandalin e trafikiimit ndërkombëtar të armëve.

Socialistët zgjodhën të heshtin për audiopërgjimin e publikuar nga ish numri 2 i qeverisë. Ndërkohë në Kuvend kishte debate e përplasje, jashtë dyerve të tij, protestuesit kërkonin dorëheqjen e Edi Ramës, duke mos  kursyer vezët dhe domatet në  drejtim të socialistëve.

Deputetët e PD-së  braktisën seancën, teksa maxhoranca miratoi me vetëm votat e saj programin dhe kalendarin e punimeve dhe emërimin e Evis Kushit si nënkryetare të Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco