EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi për varrimin e Ratko Mlladiqit, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte.
“Sllobodan Millosheviq është quajtur me të drejtë ‘Kasap i Ballkanit’ dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar”, shkroi Kurti në Facebook.
Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë. Gjykatat ndërkombëtare e kanë cilësuar masakrën si gjenocid.
Kurti kritikoi mënyrën se si institucionet serbe e përcollën Mlladiqin, duke përmendur përdorimin e aeroplanit qeveritar, flamurit shtetëror, pjesëmarrjen e ushtrisë, ministrave, klerikëve dhe orkestrës.
“Nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj 1991 e deri te varrimi i Ratko Mlladiqit në shtator 2026, Serbia organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme”, shkroi ai.
Sipas Kurtit, nderimet ndaj Mlladiqit përbëjnë një ndryshim në mënyrën e trajtimit të së kaluarës në Serbi.
“Dje mohimi ishte fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”, shkroi Kurti.
Akt të turpit moral e politik e ka quajtur nderimin e figurës së Mlladiqit edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas tij, nderimet ushtarake që ia bëri Serbia “përbëjnë një akt të glorifikimit institucional të një njeriu të dënuar për gjenocid.”
Ceremonia e varrimit të Mlladiqit u dënua edhe nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, të cilët i cilësuan pamjet nga Beogradi si “tronditëse”, ndërsa pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë si “thellësisht për keqardhje”.
Mlladiq u varros më 7 shtator në Beograd, me nderime ushtarake dhe shtetërore.
Ai vdiq më 27 gusht në Hagë, derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa u varros në varrezat Topçider në Beograd.
Ceremonia e varrimit u shoqërua me të shtëna nderi dhe fjalime lamtumire, në të cilat u madhërua e kaluara e tij gjatë luftës.
Përkujtimi, shërbesa fetare dhe varrimi në Beograd u shoqëruan me paralajmërime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se madhërimi i kriminelëve të dënuar të luftës është i papranueshëm. /REL
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvend...
Dy partitë opozitare thonë se do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, duke kërkuar përfundimin e procesit të kons...
Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur fshatin Potreq të Klinës në Kosovë, ku një vajzë ka humbur jetën...
Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Agjencinë...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar familjen e të ndjerit Laurent Krasniqi, për t’i shprehur ngushëllime pas humbj...
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë t...
Rastet me fruth në vend kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësis&eum...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka paralajmëruar një fazë të re të veprimit politik të PDK-s&eu...
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 202...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si presion dhe diskriminim ndaj pjesëtar&e...