EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet.
Ky paralajmërim vjen pasi Serbia e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiç, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
"Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që i kemi parë", tha Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, në një konferencë për shtyp të martën. Kujtojmë se Serbia që nga viti 2021 nuk ka hapur ende asnjë grupkapitull të ri negociatash.
Më herët gjatë ditës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dënuan ceremoninë e organizuar në Beograd.
"Pamjet nga varrimi i djeshëm i Ratko Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mbështetja zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim janë thellësisht për të ardhur keq. Ato tregojnë se Serbia nuk është përballur me një nga kapitujt më të errët të historisë së fundit të Evropës dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e saj drejt Bashkimit Evropian", thuhet në deklaratën e përbashkët.
Reagime pati edhe nga Britania e Madhe. Londra thirri ambasadorin serb për sqarime, ndërsa ministri britanik për Evropën, Lord Wood, deklaroi se glorifikimi i një krimineli lufte të dënuar "minon drejtpërdrejt besimin, nxit përçarjet dhe është i papajtueshëm me procesin e pajtimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon".
Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina ndërmori masa diplomatike ndaj Beogradit. Ministri i Jashtëm, Elmedin Konakoviq, shpalli persona të padëshiruar Milan Dulanoviqin, atashe ushtarak në Ambasadën e Serbisë në Sarajevë, dhe Darko Maksimoviqin, këshilltar i përfaqësuesit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).
"Këta dy persona kanë 48 orë kohë për t'u larguar nga Bosnjë-Hercegovina", deklaroi Konakoviq, duke bërë të ditur se kartat e tyre diplomatike do të anulohen.
Ministri boshnjak njoftoi gjithashtu se Sarajeva ka tërhequr pëlqimin për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal me Serbinë, e planifikuar për më 1 tetor në Mal të Zi.
Edhe kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, reagoi duke theksuar se "lavdërimi i një krimineli lufte është fyerje për viktimat" dhe se rruga e Serbisë drejt BE-së kërkon angazhim ndaj vlerave evropiane dhe të vërtetës historike.
Ratko Mlladiç vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u varros të hënën në Beograd me nderime shtetërore dhe ushtarake, ceremoni që shkaktoi reagime të forta nga Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë,...
Ukraina ka prezantuar për herë të parë një lëshues të sistemit të saj të ri të mbrojtjes ajrore “Koral&r...
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravçenko, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur emri ...
Bashkimi Evropian ka dhënë dritën jeshile që Ukraina të përdorë 3.2 miliardë euro nga kredia prej 90 miliardë euros...
Një grua shqiptare është kthyer në heroinë në New Jersey, pasi rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar dy fë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur se Irani nuk do të ketë armë bërthamore, duke deklaruar se Teherani ishte shumë...
Policia spanjolle njoftoi të hënën se ka shkatërruar një rrjet bankar të paligjshëm, i cili dyshohet se përdorej nga dis...
Izraeli ka vendosur të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem, në një kundërpërgjigje ndaj masave të ndërma...
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravchenko, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, duke e cilësuar vendimin si politik. Largi...
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Spanjën për mënyrën se si po menaxhon krizën e emigrantëve në Ceuta...