Qytetarët janë zhvendosur nga para Kuvendit, në drejtim të rrugës që të nxjerr te “Kalaja e Tiranës”, pasi kanë vënë re makinën e deputetes Ilva Gjuzi të cilën protestuesit e kanë qëlluar me vezë, shishe uji dhe domate.
Burime për mediat bëjnë me dije se protestuesit i kanë zënë rrugën duke e goditur me vezë dhe shishe ujë makinën e Gjuzit. Konkretisht thuhet se janë në shoqëruar dy persona, kreu i partisë "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj dhe gazetari Shpend Gashi. Megjithatë pritet që në vijim të kemi një reagim nga vetë Lapaj dhe njoftim zyrtar nga Policia për të zbuluar nëse kreu i "Shqipëria Bëhet" është shoqëruar apo jo.
Ndërkohë,aktivistja Arvina Lleshi ka publikuar momentin kur Lapaj dhe Gashi ndalohen nga efektivët në rrugën që të nxjerr te "Kalaja e Tiranës".
Ndërsa raportohet se efektivët po vijojnë me ndërhyrjet e tyre për të spostuar qytetarët e për të liruar rrugën “George W Bush”, e cila është e bllokuar prej orësh. Në vendngjarje ndodhen dhe autobotët me ujë të cilët raportohet se do të vendosen në përdorim nëse qytetarët vijojnë me rezistencën. Deri më tani raportohet se nuk është përdorur.
Video Credits: Arvina LLeshi

