Tensione janë shënuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë pasdite para Kuvendit të Shqipërisë.
Efektivët e policisë kanë tentuar të shoqërojnë aktivistin dhe drejtuesin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn.
Tentativa e policisë është kundërshtuar nga protestuesit, ndërsa situata në zonën para Kuvendit është shoqëruar me tensione. Forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri, ndërsa protesta vijon.














