Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Has, plagoset një 29-vjeçar, identifikohet autori (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë zjarri në Has, plagoset një
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite të marte në Has, prej ku mësohet se ka mbetur i plagosur një shtetas 29-vjeçar.

Nga informacionet praraprake mësohet se i plagosuri është Jakup Aga, ndërsa autori është identifikuar si Fatjon Dauti. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”. 

Ende nuk ka informacion në lidhje me detajet e ngjarjes, teksa autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese