EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar nisjen e një procedure të re për trajtimin e banesave që nuk disponojnë dokumentacion pronësie. Procesi do të nisë nesër në Palasë, ku ekipe të posaçme do të qëndrojnë për një javë dhe do të verifikojnë rastet drejtpërdrejt në terren.
Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, bëri të ditur se specialistët do të shkojnë derë më derë në çdo banesë, pavarësisht nëse pronarët kanë aplikuar më parë ose jo pranë institucionit.
Njoftimi i plotë:
Kadastra do të trajtojë banesat pa dokumentacion pronësie me një qasje tjetër. Përmes ekipeve të dedikuara e të lëvizshme, ne do të vijmë në fshatin tuaj në mënyrë të organizuar. E thënë ndryshe, Kadastra shkon derë më derë”, u shpreh Goxhobelli. Sipas saj, ekipet e Kadastrës do të trokasin në çdo banesë, pavarësisht nëse qytetarët kanë aplikuar më parë apo jo pranë këtij institucioni. Specialistët do të kryejnë matjet në terren, do të verifikojnë dhe saktësojnë dokumentacionin, ndërsa për çdo rast që plotëson kriteret ligjore do të merret vendimi përkatës, i cili do t’i dërgohet qytetarit direkt përmes platformës e-Albania.
Një tjetër element i rëndësishëm i këtij procesi do të jetë prania e vazhdueshme e ekipeve në zonat ku po kryhet puna. Kjo do t’u japë mundësi banorëve të komunikojnë drejtpërdrejt me specialistët dhe të informohen qartë për fazën në të cilën ndodhet dosja e tyre.
Procesi do të jetë transparent edhe pas përfundimit të punës në çdo zonë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të publikojë statusin e të gjitha banesave të trajtuara, duke bërë të qartë se cilat prej tyre janë pajisur me vendim, cilat raste kërkojnë plotësimin e dosjes me dokumente që Kadastra nuk mund t’i sigurojë vetë, siç mund të jetë dëshmia e trashëgimisë, si dhe rastet kur ekipet nuk kanë mundur të aksesojnë banesën. Në këtë mënyrë, çdo qytetar do të informohet qartë për statusin e çështjes së tij dhe për hapat që duhet të ndërmarrë më tej.
Procesi nis nesër në Palasë, ku ekipet e Kadastrës do të qëndrojnë për një javë, me qëllim trajtimin e të gjitha banesave pa dokumentacion pronësie në këtë zonë. Më pas, nisma do të vijojë me radhë në fshatra të tjerë në të gjithë vendin. Agjencia Shtetërore e Kadastrës u ka bërë thirrje banorëve të Palasës të bashkëpunojnë me specialistët në terren, të njoftojnë familjarët, të afërmit dhe fqinjët, si dhe të sigurohen që gjatë vizitës së ekipeve të ketë një person në banesë për t’i pritur ata.
Situata është tensionuar në zonën rreth Parlamentit pas përfundimit të seancës plenare, duke krijuar një atmosferë ...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Në intervistën telefonike me gazetaren Sonila Meço, në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë...
Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot pasdite në një intervistë telefonike për emisionin "Task Force" se 'KAYO' është m&e...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament kritikoi ashpër situatën e degraduar në sektorin e shëndet...
Pas përfundimit te Parlamentit, në momentin që deputetët kanë nisur të largohen nga godina, protestuesit kanë qëll...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si po funksionon industria e mbrojtjes në Shqipëri, duke...
Në një intervistë telefonike me emisionin ‘Task Forcë’ pasditen e sotme, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj flet dhe audop&e...
Situata në protestë është përshkallëzuar, teksa protestuesit kanë goditur me vezë makinën e një deputeteje t&e...