Veç kritikave ndaj qeverisë, protesta duket se ka gjetur edhe një plan zhvillimi ekonomik që, po të ishte i zbatueshëm, do t’i kursente Shqipërisë dekada reformash.
Gjatë tubimit para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, një prej protestuesve ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të pazakontë, duke thënë se Shqipërisë do t’i mjaftonin vetëm tre muaj për t’u bërë “më mirë se Zvicra”, nëse nuk do të keqqeverisej.
“Shqipëria është vend i mrekullueshëm, që për tre muaj bëhet më mirë se Zvicra, por qeveria punon kundër interesit të popullit. Po na vjedhin e po na shpopullojnë përditë. Duhet t’i dalim zot vendit, se ndryshe kemi marrë fund”, tha protestuesi.
Nëse merret fjalë për fjalë, formula e tij do të ishte ndoshta plani më ambicioz ekonomik i dëgjuar ndonjëherë në një protestë, madje aq ambicioz sa ia kalon edhe premtimeve të PD-së nëpër fushata për autobusë falas.
Sa shume trushpelare paskemi pasur midis nesh, nuk e dinim. Por çdo gje e mbrapshte ka dhe nje gje te mbare. Tani e dime kush jane.
Gjithe budallenjte ne boulevard haaaaa.
Këta janë hajvanë por rreziku i Shqipërisë është Mbretëria e gjyqtarëve dhe prokurorëve.