EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Defekti teknik që paralizoi për disa orë sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Britaninë e Madhe ka prekur edhe fluturimet me Shqipërinë. Nga një vëzhgim në faqen e përditësuar të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të paktën 7 fluturime në linjat me Londrën dhe Mançesterin janë përballur me anulime ose vonesa të gjata.
Në total, 3 fluturime janë anuluar dhe 4 të tjera janë vonuar, duke prekur udhëtarët në të dyja drejtimet mes Shqipërisë dhe Britanisë. Bazuar në kapacitetin e avionëve që përdoren zakonisht në këto linja, situata mund të ketë prekur rreth 1.500 pasagjerë, nëse fluturimet kanë qenë pranë kapacitetit të plotë.
Nga fluturimet që mbërrinin në Tiranë, u anulua British Airways BA378 nga aeroporti Heathrow, i planifikuar të mbërrinte në orën 23:05, si dhe Ryanair UK RK8292 nga Mançesteri, me mbërritje të planifikuar në orën 21:30. Ndërkohë, fluturimi Wizz Air UK nga Londra Luton drejt Tiranës, që duhej të mbërrinte në 18:35, u shty me mbi 4 orë për pas mesnate.
Probleme pati edhe në nisjet nga Tirana. Fluturimi Wizz Air UK W95005 për Londër Luton, i planifikuar të nisej në orën 19:10, është shtyrë për në 01:00 të mëngjesit. Edhe fluturimi Wizz Air UK W95006, që duhej të nisej në 20:00, është vonuar për në 00:30. Fluturimi Ryanair UK RK8293 për Mançesterin është anuluar, ndërsa fluturimi Wizz Air UK W5460 për Londër Luton, i planifikuar për në orën 00:30, është vonuar për në 01:40.
Problemet u shkaktuan nga një defekt teknik në sistemin e National Air Traffic Services (NATS), që menaxhon kontrollin e trafikut ajror në Britani. Defekti çoi në anulimin e mbi 650 fluturimeve në të gjithë vendin, ndërsa NATS njoftoi më vonë se problemi ishte zgjidhur dhe sistemi kishte nisur të rikthehej gradualisht në funksion.
Pasagjerëve u rekomandohet të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompanitë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në një prononcim të dhënë për mediat serbe njoftoi se do të shp&e...
Autoritetet indoneziane kanë humbur kontaktin me një varkë që transportonte tetë persona, përfshirë pesë gazetarë q...
Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar nga Izraeli në territorin sirian mund të përb&eum...
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka rikthyer akuzat për ekzekutime jashtëgjyqësore në Afganistan. Pamjet, të xhiruara...
Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do t&...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë,...
Ukraina ka prezantuar për herë të parë një lëshues të sistemit të saj të ri të mbrojtjes ajrore “Koral&r...
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Ruslan Kravçenko, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur emri ...
Bashkimi Evropian ka dhënë dritën jeshile që Ukraina të përdorë 3.2 miliardë euro nga kredia prej 90 miliardë euros...
Një grua shqiptare është kthyer në heroinë në New Jersey, pasi rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar dy fë...