Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Si e duan protestën këta me bonbone dhe lule?", gazetari Koka: Qytetarët janë të lumtur po tremben deputetët

Shkruar nga Newsbomb
"Si e duan protestën këta me bonbone dhe lule?", gazetari
Foto ilustruese

Gazetari Bledian Koka ka reaguar lidhur me debatin për formën e protestës së qytetarëve në Tiranë, duke thënë se thelbi nuk është etika, por presioni që protesta i bën pushtetit.

"Me çfarë e duan protestën këta, me lule, me bonbone, t'i japin bonbone kur shkojnë që të votojnë, që të marrin lekët Roni Efeti? Po për këto nuk mban përgjegjësi njeri?" - u shpreh Koka.

Sipas tij, nuk mund të diskutohet morali i protestuesve ndërkohë që dëmi i shkaktuar ndër vite nga qeverisja barazohet me një veprim momental në protestë.

"Ne do të bëjmë diskutimin e edukatës morale të protestuesve, ndërkohë që dëmi që na shkaktohet ndër vite dhe përnjëherë vihet shenja e barazimit? Po kur Edi Rama doli edhe tha jo serb, grek, dreqi e biri, qytetarët janë duke bërë presion," tha gazetari.

Koka shtoi se në protestën e sotme pati afrim, por jo cënim të sigurisë, ndërsa tensioni në kryeqytet mbetet i lartë.

"Në protestë pati afrim, por nuk pati cënim të sigurisë, tani do të vëmë Arvina Lleshin që të mos shajë? Në Tiranë tensioni është i lartë, protesta nuk është kundër qytetarëve, nuk synon të vihen nën presion qytetarët. Protesta ka vënë nën presion pushtetin, sot kishte më shumë policë se sa protestues, në presion nuk ndodhen qytetarët, ata madje janë të lumtur që protesta po tremb deputetët," përfundoi Bledian Koka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese