Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e cila ndodhi pak minuta më parë në zonën e Laprakës. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se dy të plagosurit janë paraqitur në spital rreth orës 21:20.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./













