Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U shoqërua bashkë me Lapajn pasi protestoi para Kuvendit, lirohet gazetari Shpend Gashi: Na dha Rama një "dekoratë"

Shkruar nga Newsbomb
U shoqërua bashkë me Lapajn pasi protestoi para Kuvendit, lirohet
 

Gazetari Shpend Gashi, i cili u ndalua ditën e sotme nga Policia gjatë protestës që po zhvillohej para Kuvendit, është liruar mbrëmjen e sotme.

Gashi u shoqërua nga efektivët e Policisë teksa po filmonte tensionet e krijuara para Parlamentit, ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve që hodhën vezë në drejtim të makinave të deputetëve që largoheshin pas seancës plenare.

Ai u dërgua në Komisariatin nr. 6 të Policisë së Tiranës, ku qëndroi për disa orë bashkë me disa protestues të tjerë dhe kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

Pas lirimit, Gashi dhe Lapaj publikuan një video-mesazh nga ambientet e komisariatit, ku u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të vijojnë protestën.

Në mesazhin e tyre, ata e cilësuan me ironi shoqërimin si një "dekoratë" nga kryeministri dhe theksuan se nuk kanë asgjë kundër Policisë së Shtetit.

Protesta e sotme para Kuvendit u shoqërua me tensione të forta, ndërsa sipas informacioneve paraprake rreth 20 persona u shoqëruan në komisariatet e kryeqytetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese