• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Defekti në trafikun ajror britanik prek edhe Shqipërinë, anulohen dhe vonohen 7 fluturime

by Sport Sport
September 8, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Sociale
Defekti në trafikun ajror britanik prek edhe Shqipërinë, anulohen dhe vonohen 7 fluturime
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Problemet teknike që goditën sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Britaninë e Madhe kanë sjellë pasoja edhe për udhëtarët që fluturojnë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të dhënat e publikuara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tregojnë se të paktën 7 fluturime në linjat me Londrën dhe Mançesterin janë prekur nga situata, me 3 anulime dhe 4 vonesa të konsiderueshme.

Mes fluturimeve të anuluara është ai i British Airways nga Heathrow drejt Tiranës, ndërsa është anuluar edhe linja e Ryanair nga Mançesteri. Një tjetër fluturim i Wizz Air nga Londra Luton ka mbërritur me më shumë se katër orë vonesë.

Vonesat dhe anulimet kanë prekur edhe nisjet nga Tirana drejt Britanisë. Dy fluturime të Wizz Air për Londër Luton janë shtyrë për pas mesnate, ndërsa një tjetër është zhvendosur me më shumë se një orë. Ndërkohë, linja e Ryanair drejt Mançesterit është anuluar.

Nëse avionët kanë operuar pranë kapacitetit maksimal, numri i pasagjerëve të prekur nga këto ndryshime mund të shkojë në rreth 1,500 persona.

Shkak është bërë një problem teknik në sistemin e National Air Traffic Services (NATS), institucioni që menaxhon kontrollin e trafikut ajror në Britani. Defekti shkaktoi një valë anulimesh dhe vonesash në aeroporte të ndryshme, me më shumë se 650 fluturime të anuluara.

NATS njoftoi më vonë se defekti ishte zgjidhur dhe se sistemi kishte nisur rikthimin gradual në funksion normal.

Pasagjerët që udhëtojnë drejt ose nga Britania këshillohen të verifikojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit.

Previous Post

Plagosja me armë zjarri e dy personave në Laprakë, reagon policia: Si paraqitet gjendja e tyre

Next Post

Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’

Sport Sport

TË FUNDIT

Alarm në Serie A, një tjetër futbollist përfundon në operacion për problemet me zemrën

Alarm në Serie A, një tjetër futbollist përfundon në operacion për problemet me zemrën

September 8, 2026
40 ditë në protestë, Divjaka nuk dorëzohet: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën, kjo është bashkia jonë!

40 ditë në protestë, Divjaka nuk dorëzohet: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën, kjo është bashkia jonë!

September 8, 2026
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’

Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’

September 8, 2026
Defekti në trafikun ajror britanik prek edhe Shqipërinë, anulohen dhe vonohen 7 fluturime

Defekti në trafikun ajror britanik prek edhe Shqipërinë, anulohen dhe vonohen 7 fluturime

September 8, 2026
Plagosja me armë zjarri e dy personave në Laprakë, reagon policia: Si paraqitet gjendja e tyre

Plagosja me armë zjarri e dy personave në Laprakë, reagon policia: Si paraqitet gjendja e tyre

September 8, 2026
‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

September 8, 2026
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona

September 8, 2026
Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

September 8, 2026
Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

September 8, 2026
Marjana Koçeku largohet edhe nga rreshti i Partisë Socialiste, i bashkohet deputetëve të opozitës

Marjana Koçeku largohet edhe nga rreshti i Partisë Socialiste, i bashkohet deputetëve të opozitës

September 8, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar. Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr masiv në Fier/ Flakët përpijnë me shpejtësi pyllin e Çërrilës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lëkundje tërmeti në Pogradec

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL