E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

Ilustrim · Vizion Plus

Real Madrid e ka nisur me fitore aventurën në Champions League, duke mposhtur Interin me rezultatin 2-1 në Santiago Bernabéu. Madrilenët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe arritën të ruanin avantazhin deri në fund.

Kylian Mbappé zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14-të, ndërsa Federico Valverde dyfishoi rezultatin në minutën e 23-të pas një gabimi të portierit të Interit, Josep Martínez.

Interi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë u hodh në kërkim të golit. Në minutën e 77-të, Carlos Augusto shënoi për zikaltërit, duke e bërë fundin e ndeshjes emocionues. Megjithatë, Real Madrid u mbrojt mirë dhe siguroi fitoren 2-1.

Kështu, skuadra madrilene merr tre pikët e para në Champions League, ndërsa Interi largohet nga Madridi pa pikë, pavarësisht paraqitjes së mirë në disa momente të takimit. Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate

Manchester City 2-0 Porto

Borussia Dortmund 3-2 Villarreal

Lille 2-3 Real Betis

Club Brugge 2-3 Aston Villa

AEK Athens 1-0 LASK

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh