Raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përfundoi. Emisarët Jared Kushner dhe Steve Witkof arritën në Kiev përmes trenit të paqes, por këtë të fundit nuk e sollën dot nga Moska. Kështu bisedimet mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe emisarëve amerikanë të Donald Trump, u përmbyllën pa një zgjidhje përfundimtare për çështjen territoriale. LIderi i Kievit deklaroi se territori mbetet një nga nyjat kryesore të negociatave dhe se çështje të tilla komplekse mund të zgjidhen vetëm në nivel presidentësh.
“Duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që të zhvillohen takime trepalëshe. Ose mund të jetë një takim trepalësh plus partnerët europianë. Do të shohim se me çfarë do të pajtohet Rusia”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu nevojën për garanci të forta sigurie, duke e cilësuar ushtrinë ukrainase si një nga shtyllat kryesore të sigurisë së vendit pas luftës. Në tryezën e bisedimeve u diskutuan edhe ndihma për dimrin, mbrojtja ajrore, energjia dhe furnizimi me gaz natyror të lëngshëm amerikan.
“Pala amerikane do të rrisë vëllimet e prodhimit të raketave balistike, Patriotëve dhe sistemeve Patriot për vitin e ardhshëm. Ne presim që do të jemi në gjendje që të mbyllim luftën, me vullnetin e Zotit, por ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për ato armë. Ne mbështetemi në sisteme të tilla për të mbrojtur vendin tonë”, shtoi Zelensky.
Nga ana tjetër, Steve Witkoff tha se për arritjen e një marrëveshjeje do të nevojiten kompromise nga Rusia dhe Ukraina, ndërsa Uashingtoni ka përgatitur një paketë propozimesh të mbështetur nga Donald Trump. Në fazën e fundit të bisedimeve morën pjesë edhe përfaqësues europianë, ndërsa Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja pritet të zhvillojnë së shpejti një tjetër takim.
bravo zelo,duhet takim presidentësh për të vendosur!!putës nuk ja mban suma,kështu që vazhdo!!sipas parashikimeve të fundit thonë se ju ukrainasit,pas wild berris dhe naftës do filloni me aeroportet!jepini se pak nga pak ariut peder po i zihet fryma!!
Me qe s'ja mban Putinit, ja çojmë sumën tënde, sigurisht kundrejt pagesës, mbase i lirohet fryma! E more gjyturum e, fillove me këshilla si Pal Vata Enverit
Paskan menduar Ana Kar e Nina për sumën e Cenos? A i morët paret rublat që ju premtoi Putana për tu putanizuar në llogore? Ju mbyti inflacioni, jeni qirë badihava.
Thelbi është territori, toka. Putleri do territor, do tokë të Ukrainës, jo vetëm sa ka marrë me luftë por do edhe që t'i lëshohet vullnetarisht pa luftë! Prandaj s'ka paqe sepse Putini nuk do paqe.
Ju prisni paqe nga palacot e hajutet.Putini tall bythen me ta.Ne Alaska palaco me pampers i nxorri aeroplanat e luftes ne ajer e toke ta impresiononte agjentin e KGB plus qe i kerkoi favore personale ekonomike pas paqes
Amerikanet lodhen kot,Putini tallet me ta,ai e di fare mire se Trumpi do ti japi fund luftes me cdo cmim nga Ana e Ukraines.
Rusia ka rimare tokat e saj te Perandorise Cariste, lufta do te perfundoje kur te rimeret edhe Odesa nje qytet i kahershem i Perandorise dhe Ukraina do te mbetet si peshku pa uje, pra pa det do te jete nje shtet kontinental qe nuk do t'i hedhe njeri as qyrret.
Fli në atë krah, o Zë i mekur. Kur do na hajë mutin puta me ato bombat atomike? Di gjë ti, si i brendshëm që je?