Pastrimi i bimësisë iu shpëtoi shtëpinë nga flakët, rasti i çiftit nga Himara pas zjarrit masiv

7 Shtator 2026, 16:25Sociale TEMA
Pastrimi i bimësisë iu shpëtoi shtëpinë nga

Një çift bashkëshortësh në Himarë arriti të shpëtojë shtëpinë nga zjarri masiv që përfshiu zonën më 4 shtator, ndërsa gjashtë banesa të tjera u shkatërruan nga flakët. Sipas një kronike të TRT Balkan, Maria dhe bashkëshorti i saj, Vangjeli, prej vitesh kishin pastruar bimësinë përreth banesës pikërisht për të ulur rrezikun nga zjarret.

Kur flakët iu afruan zonës, policia urdhëroi çiftin të largohej nga banesa. Maria tregon se ata e lanë shtëpinë të hapur dhe u larguan me frikën se edhe ajo do të digjej.

“Neve këtu e pastrojmë që të mos digjemi… Erdhi policia, ‘ikni’, tha. Edhe shtëpinë e lamë të hapur dhe ikëm. Ne thamë se do digjej dhe shtëpia, po burri më thoshte: ‘Nuk digjet, se neve e kemi të pastruar shtëpinë. Mos ki frikë’”, tregon Maria për TRT Balkan.

Pas normalizimit të situatës, banesa e tyre rezultoi e paprekur. Maria thotë se puna e bërë ndër vite për pastrimin e territorit rreth shtëpisë i kishte dhënë shpresë se flakët nuk do ta përfshinin.

Rasti vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me temperatura të larta dhe dhjetëra vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

4 Komente

  1. T
    Të marrë vesh protesta

    Bravo mëndje e zgjuar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseii

      NE KOHEN E XHAXHIT URDHEROHEJ QE PER VATRAT E ZJARRIT TE BEHEJ NDERPRERJE DUKE E PUNUAR ME TRAKTIR OSE DUKE LARGUAR BIMESINE NGA ZZJARRI

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Njerez te pergjegjshem per mbrojtjen e vetes nga te liqte.Qofshin keshtu perhere. Sikur kete pune te kishin bere dhe te tjeret do i kishin shtepite e tyre sot,sikurse komshiu i tyre mendjehapur

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          E di ky cifti bashkshortor se ky pastrim eshte kundra ligjeve e kodeve te BEse? Sepse duke bee pastrim prishet ekologjia e zones, kafshet e zogjte qe jetojne ne ate zone humbasin zonen e tyre? Pse kot po digjet Evropa ? Sepse pyjet nuk jane pastruar prej 10-15 vjetesh, nuk jane krijuar zona nderprerje te vatrave te zjarit si dikur. Sepse sot me rendesi kane zogjte e kafshet se njerezit. Nese reklamohet puna e ketij cifitt rrezikohemi te hyjme ne BE

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje