Hoxha takon të Dërguarin Special të SHBA-së: Synojmë të thellojmë partneritetin strategjik
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ku në fokus ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua “lidhja e veçantë” mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik.
Sipas ministrit, krijimi i partneriteteve dhe mundësive të reja të bashkëpunimit kontribuon në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, rritjen e prosperitetit dhe sjelljen e përfitimeve më konkrete për qytetarët.
Hoxha theksoi se Shqipëria synon të zgjerojë bashkëpunimin me SHBA-në në fusha të ndërsjella, veçanërisht në tregti, angazhimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri.
“Për ne, lidhja transatlantike mbetet gurthemeli i sigurisë sonë dhe një spirancë e qëndresës demokratike”, u shpreh Hoxha.
Ai shtoi se forcimi i bashkëpunimit dhe krijimi i partneriteteve të reja do të ndihmojë të dyja vendet të përballen më mirë me sfidat e përbashkëta, duke kontribuar në një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë për Shqipërinë dhe SHBA-në.
Nderimet për Ratko Mlladiç në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane
Incidenti me disa protestuese, reagon Luarasi: Do e denoncoj këtë rast, drejtësia të veprojë
Nis sesioni i ri i Kuvendit, Balla: Integrimi në BE brenda vitit 2030, mision kombëtar
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane