Kujdes! Çantat e rënda të shkollës dëmtojnë shpinën e fëmijëve

7 Shtator 2026 | 16:49

Kur ka mbetur vetëm një javë nga nisja e vitit shkollor, mjekët ortopedë kanë rikthyer vëmendjen tek rëndësia që kanë çantat e shkollës, veçanërisht për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.

Veç zgjedhjes, që në blerje, të çantave të lehta, ekspertët rekomandojnë që të bëhet kujdes me mbushjen e tyre pasi shumë peshë mbi supe shkakton dëmtime të shtyllës kurrizore.

Edhe pse shpesh rekomandohet që çanta të mos kalojë 10 deri në 15 % të peshës së fëmijës, specialistët theksojnë se nuk ekziston një kufi i përshtatshëm për të gjithë. Çdo fëmijë duhet vlerësuar në bazë të moshës, madhësisë dhe forcës fizike.

Librat, laptopët, shishet e ujit, ushqimet dhe pajisjet sportive mund ta rëndojnë ndjeshëm çantën dhe të shkaktojnë tendosje të trupit. Sipas ekspertëve, nëse fëmija përkulet përpara për të mbajtur peshën, ka vështirësi në ecje ose rripat i shtrëngojnë shpatullat, çanta mund të jetë tepër e rëndë. Ata këshillojnë çanta me dy rripa të gjerë e të rregullueshëm dhe rekomandojnë që fëmijët të mbajnë me vete vetëm gjërat që u nevojiten gjatë ditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton çdo vit 1,66 mln vdekje në botë

Qëndrimi në mjedise me tym duhani shkakton dëme serioze shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, frymëmarrjes dhe kancerin, duke u bërë kështu një nga shkaqet kryesore...
19:52 | 08/09/2026

1,500 të rinj zgjedhin Vodafone për të nisur karrierën e tyre! “Graduate Programme”, një sukses i investimit në talentin e ri në Shqipëri

Për më shumë se 25 vite, Vodafone Albania ka investuar në kapitalin njerëzor dhe në zhvillimin e të rinjve të talentuar dhe ekselentë, duke u...
14:44 | 08/09/2026

Kumbaro publikon rezultatet e PISA 2025, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në testin PISA 2025, si në raport me rezultatet e vitit 2022, ashtu edhe krahasuar me vendet e rajonit....
13:14 | 08/09/2026