“Të lirohen nga regjimi Kurti–Dejona”, Aleanca sulmon VV-në para Kuvendit
“Të lirohen nga regjimi Kurti–Dejona”, ishte mesazhi i vendosur mbi fytyrat e shumë deputetëve të Vetëvendosjes. Posterët u vendosën të hënën në mëngjes para Kuvendit të Kosovës nga disa deputetë të Aleancës, në një tjetër aksion kundër partisë më të madhe në vend.
Sipas deputetit të Aleancës, Burim Ramadani, deputetët e Vetëvendosjes janë të nënshtruar ndaj Albin Kurtit dhe zyrtares së kësaj partie, Dejona Mihalit. Ai e cilësoi këtë si një problem që, sipas tij, rrezikon të shtrihet edhe në institucionet e Kosovës.
“A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet apo deputete të LVV-së që flet me mendimin e tyre? Përgjigjja është jo, pasi partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt, pra është jodemokratike. Ky nuk është problem i kufizuar vetëm në LVV. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të vrazhdë të vendoset në krejt institucionet e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, tha Burim Ramadani, deputet i Aleancës.
Ramadani tha gjithashtu se deputetët e Vetëvendosjes kanë nisur të shprehin pakënaqësi në forume të ndryshme joformale, duke pretenduar se nuk kanë liri të mjaftueshme për të dhënë mendimin e tyre për situatën politike dhe bllokimin e institucioneve.
“Jo rrallë dhe më adresa të caktuara deputetët e LVV-së kanë filluar të ankohen për bllokimin në grupin parlamentar, po e thonë që nuk e kanë lirinë e shprehjes dhe mendimit personal më lidhje me situatën e bllokimit të shtetit”, u shpreh Ramadani.
Aksioni i Aleancës vjen dy ditë para vazhdimit të seancës konstituive, e cila u ndërpre një muaj më parë. Seanca u ndërpre pas incidentit ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi një vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Partia e udhëhequr nga Ardian Gjini pritet të vendosë të martën nëse do të marrë pjesë në seancën e thirrur për të mërkurën. Aleanca e konsideron këtë seancë jashtë afatit kushtetues dhe ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja ende nuk i kanë bërë të qarta veprimet e tyre, edhe pse vazhdimisht kanë kërkuar konstituimin e Kuvendit. Për t’u konsideruar i konstituuar, Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët nga subjektet politike dhe komunitetet përkatëse.
A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?
Lorik Cana i zhgënjyer nga mbështetja për Mlladiçin: Serbia nuk po mëson nga e kaluara
“Populli ju shpall të pafajshëm”, mesazh para EULEX-it në prag të vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 22:25 “Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane