Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E pazakontë tek “Mbretëresha Geraldinë”, vjen në jetë në lindje me natyrale djali me peshë 5.1 kilogramë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
E pazakontë tek “Mbretëresha Geraldinë”, vjen në
I porsalinduri Marios

Një lindje e pazakontë ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë" në Tiranë.

Bebushi Marios ka ardhur në jetë me lindje natyrale dhe në peshë prej 5.1 kilogramësh, e cila ka tërhequr vëmendjen për peshën e vogëlushit. Si nëna edhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Ndërsa sipas njoftimit të Spitalit, Marios është fëmija i tretë , duke i sjellë edhe më shumë gëzim familjes.

Postimi i plotë:

BEBI MBI 5 KILOGRAMË, ME LINDJE NATYRALE!

Një ardhje në jetë plot emocion në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” – këtë herë me një vogëlush që peshon plot 5,150 gramë!

Marios është fëmija i tretë i familjes dhe erdhi në jetë shëndetshëm, duke i sjellë edhe më shumë gëzim asaj.

Mami dhe bebi janë mirë dhe po shijojnë së bashku momentet e para pas lindjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese