Mourinho para sfidës me Interin: Dua të fitoj

7 Shtator 2026 | 17:46

Jose Mourinho foli në prag të përballjes me Interin në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se objektivi i Real Madridit është fitorja.

“Dua të fitoj. Nuk dua të luajmë mirë dhe të humbasim, siç ndodhi ndaj Betisit. Dua të fitoj”, deklaroi Mourinho.

Portugezi theksoi se skuadra është rikuperuar mirë dhe se është gati për sfidën në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht disa mungesave.

I pyetur për formacionin dhe zëvendësuesit e lojtarëve të pezulluar, Mourinho nuk pranoi të zbulonte planet e tij, derisa foli edhe për rëndësinë e ndeshjes.

“Kemi tre, katër ose pesë alternativa, por nuk do t’ju tregoj asgjë. Gjatë ndeshjes është thjesht një tjetër ndeshje. Pas saj, po, mund të jetë speciale”, tha ai.

Në fund, Mourinho u shpreh se do të ishte shumë i lumtur nëse do ta fitonte Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por theksoi se e kaluara e tij në klub tashmë është një kapitull i mbyllur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Topi i Artë” 2026, 5 trajnerë luftojnë për çmimin prestigjioz

Pesë trajnerë janë në garë për çmimin e trajnerit më të mirë në “Topin e Artë” 2026. Janë bërë të ditur pesë të nominuarit për...
17:55 | 08/09/2026

Turqia mbron titullin evropian të volejbollit për femra me fitoren 3-2 ndaj Italisë

Turqia e ruajti titullin e saj evropian në volejboll për femra, pasi mposhti kampionen në fuqi të botës dhe olimpike, Italinë, me rezultatin 3-2 në...
20:22 | 07/09/2026

Kush nuk e do më Infantinon në krye të FIFA-s? Gazetari zbulon hartën e shteteve që mund t’i dalin kundër

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Ilir Kazazferi” në Euronews Albania, gazetari sportiv Ervin Baku komentoi garën për presidencën e FIFA-s dhe mundësinë...
20:05 | 07/09/2026