Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama zbarkon në Vlorë, shkon të inspektojë parkun e lojërave që do t’i kalojë shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama zbarkon në Vlorë, shkon të inspektojë parkun e
Edi Rama ne Vlore

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka zbarkuar pasditen e kësaj të hëne një vizitë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku dhe është pritur nga kryebashkiakia, Brunilda Mersini.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri është ndalur fillimisht pranë ish-Parkut Aulona, një hapësirë e cila pritet të transformohet në një park të gjelbër dhe hapësirë për qytetarët.

Kjo pronë private e cila është dhe “mollë sherri” mes pronarëve në atë zonë thuhet se do të shpronësohet dhe më pas do të kthehet një hapësirë publike për vlonjatët.

Ndërkohë që më pas ndalesa tjetër e kryesocialistit dhe kryeministrit Rama ka qenë në Lungomaren e qytetit.

Deri më tani nuk dihet vijimi i itinerarit të kreut të qeverisë, dhe as sa do qëndrojë në qytetin bregdetar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese