E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e moshuar gjendet e pajetë në banesë, jetonte e vetmuar

Ilustrim · Vizion Plus

Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj në qytetin e Ersekës. E moshuara jetonte e vetme.

Sipas të dhënave paraprake, policia është njoftuar nga një prej fqinjëve, ndërsa pas mbërritjes në banesë, efektivët kanë gjetur 77-vjeçaren pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rasti i 77-vjeçares në Ersekë rikthen edhe një herë në vëmendje fenomenin e të moshuarve që jetojnë të vetëm, larg familjarëve të tyre. Ky nuk është rasti i parë në juglindje ku persona të moshës së tretë gjenden të pajetë në banesat e tyre, pasi jetojnë të vetmuar. Vetëm në qytetin e Korçës, gjatë nje viti  10 të moshuar kanë humbur jetën në banesat e tyre, pa pasur pranë familjarët.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh