Mateo Deda luajti për herë të parë si profesionit me ekipin e Korabit këtë fundjave. Një 17-vjeçar i “formuar” te Tirana, por sigurisht që mbiemri i peshon pasi është djali i aktorit Julian Dedës dhe nipi i artistit të madh Zef Deda.
Pikërisht për debutimin e tij në Kategorinë e Parë, ka reaguar Jul Deda në rrjetet sociale. Në rreshtat e shkruar dallohet qartë se është një baba krenar, duke zbuluar se kur të nënshkruante kontratën e parë profesioniste, i kishte premtuar se do linte duhanin.
“I kisha premtuar se kur të bënte kontratën e parë profesionale do lë duhanin, por nuk e dija që do vinte kaq shpejt ky moment. Jam i lumtur që erdhi kjo ditë, jam krenar për punën dhe pasionin me të cilën u rrite dhe u brumose.
Asgjë nuk vjen me shkop magjik, gjithçka ka nevojë për kohën e vet, duhet shumë përkushtim, sakrificë dhe dashuri. Zoti ta bëftë mbarë kampioni im dhe mos harro kurrë nga ke ardhur dhe si ke ardhur. Qëndro modest, i përkushtuar, pasionant dhe mbi të gjitha puno fort dhe shijoje punën tënde. Paç fat, të dua”, shkruan Julian Deda.
View this post on Instagram
