• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilltari amerikan për gjeopolitikën: Protestat kundër Ramës janë shenjë e pakënaqësisë për mungesën e progresit

18:56 : 07/09/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Këshilltari ndërkombëtar për çështjet gjeopolitike, Mark J. Finlay, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar veçanërisht karakterin paqësor dhe mënyrën e organizimit të tyre.

Në një intervistë për News24, Finlay tregoi se gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar biseda me qytetarë dhe persona të përfshirë në protestë. Sipas tij, shqetësimet që ka dëgjuar lidhen kryesisht me perceptimin për mungesën e progresit, transparencës dhe drejtësisë, si dhe me nevojën për ndryshim.

Ai tha se i ka bërë përshtypje fakti që protestat kanë vijuar për një periudhë të gjatë pa incidente të rëndësishme, duke i cilësuar ato si të disiplinuara dhe me një mesazh të qartë politik.

Finlay nënvizoi se nuk ka ardhur në Shqipëri për të dhënë qëndrime politike, por për të dëgjuar qytetarët dhe për të kuptuar nga afër situatën. Ai tha se informacionin e mbledhur gjatë vizitës synon ta përcjellë edhe pas kthimit në Uashington, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues politikë.

Sipas tij, edhe pse një projekt konkret mund të ketë shërbyer si shkak fillestar për mobilizimin e protestuesve, pakënaqësia që ai ka konstatuar është shumë më e gjerë.

Lexo edhe:

U arrestua gjatë protestës, lirohet pas disa orësh gazetari Shpend Gashi

Aktivisti: Protesta ka hyrë në fazën e mosbindjes civile, do të përshkallëzohet

“Protestat kanë të bëjnë me mungesën e progresit dhe dëshirën për ndryshim”, u shpreh Finlay, duke shtuar se nga bisedat me qytetarët ka kuptuar se çështjet e Zvërnecit apo Sazanit janë vetëm një pjesë e shqetësimeve.

Ai veçoi veçanërisht kërkesat për më shumë transparencë, drejtësi dhe mundësi ekonomike. Sipas Finlay, të rinjtë shqiptarë kërkojnë perspektivë dhe kushte më të mira për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vend.

Duke iu referuar edhe përvojave të tij në Irlandën e Veriut, ai tha se protestat e zgjatura mund të shoqërohen me vështirësi në ruajtjen e rendit, veçanërisht kur përfshihen të rinj. Megjithatë, sipas tij, ajo që ka parë në Tiranë ka qenë një lëvizje e organizuar dhe paqësore.

Në përfundim, Finlay theksoi se vendimi për të ardhmen politike të vendit u takon vetë shqiptarëve, ndërsa ai synon të përcjellë në SHBA atë që ka parë dhe dëgjuar gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Etiketa: Edi RamaKëshilltari ndërkombëtar për çështjet gjeopolitikeMark J. Finlayndryshinprotesteqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua gjatë protestës, lirohet pas disa orësh gazetari Shpend Gashi

22:46 : 08/09/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Protesta ka hyrë në fazën e mosbindjes civile, do të përshkallëzohet

21:40 : 08/09/2026
AKTUALITET

‘Breshëri’ vezësh ndaj Etjen Xhafajt, protestuesit i dalin përpara drejtorit të Postës Shqiptare

20:25 : 08/09/2026
AKTUALITET

Protestuesit nisin marshimin, brohorasin në kor: Arrestoni Ramën!

19:37 : 08/09/2026
AKTUALITET

Tensionohet protesta para Kuvendit, tërhiqen zvarrë disa protestues

18:59 : 08/09/2026
AKTUALITET

Kush është Ron Yeffet? Nga marrëdhënia me Ramën te milionat e industrisë ushtarake

18:51 : 08/09/2026
Para

Spanja nis hetim penal për hyrjen e mbi 70 mijë emigrantëve në Ceuta

TË GJITHA

Horoskopi, 9 shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 08/09/2026

Itali – Shqiptarit i gjendet çanta me 70 kg kokainë dhe mbi 170 mijë euro në dhomën e gjumit

22:56 : 08/09/2026

U arrestua gjatë protestës, lirohet pas disa orësh gazetari Shpend Gashi

22:46 : 08/09/2026

Protestuesit marshojnë drejt kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, bllokojnë qarkullimin e automjeteve

22:38 : 08/09/2026

Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mëngjesit tek shtëpia e…

22:27 : 08/09/2026

Të shtënat në Laprakë/ Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT)

22:27 : 08/09/2026

Përplasjet me policinë, Berisha: Turp! Krim ndaj protestuesve paqësorë

22:21 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com