Pas takimeve të para të Doktorit në New York, Muli u bë nervoz me Belon dhe Zekriun.
-Më morët përsipër suksesin, - i tha Belos, - dhe më turpëruat. Si shkoni e lini dy të tretat e sallës bosh? Kjo është thikë pas shpine për PD-në. Për më tepër që unë e garantova që salla do ishte plot. Të paktën të ishte gysmë.
-Na ndodhi një problem, - i tha Belo. - Ndërruam sallë se do na sulmonin flamingot, dhe njerëzit nuk e gjenin dot sallën e re. Plus, prishi punë dhe Klevesi që tha do vijnë njerëz më shumë se sa ka vende salla, dhe kjo i ka vënë demokratët në gjumë. Kanë menduar që do mbushet salla. Zekriu s'ka faj, se mori përsipër të mbushte restorantin në darkë, jo sallën.
-Kjo është goditje shumë e rëndë, - i tha Muli. - Nëse kjo përsëritet dhe në Teksas, atëherë do marr masa.
-Jo, në Teksas kemi Mediun që na pret, - tha Belo. - Ai ka më shumë elektorat në Teksas se sa në Tiranë. Atë e njohin gjithë gratë e klubeve të natës të Nazarit.
-Nuk e dua unë kush është Nazari, por nuk dua më salla bosh.
-Jo, jo, aty do marrim dhe policinë me qira se lejohet, që të duket sikur ka dhënë udhëzim Trumpi.
-Ore, lere policinë, po njerëz në sallë! Ata i gënjen Fatja, po puna është si të mbushim sallën.
-Jo, i gënjeva unë, - tha Belo. - U thashë: Doktori është shqiptari më i famshëm në SHBA dhe nëse e shoqëroni me makina policie, ai do bëjë thirrje të fitojnë republikanët në nëntor. Dhe shqiptarët janëvendimtarë në SHBA për zgjedhje.
-Po çfarë vendimtarësh, - i tha Muli. - Ata që kishit në darkë në New York janë të gjithë kundër Trumpit. Vetëm Fate Mediu është me Trumpin, por dhe ai s'voton.
-Nuk ka rëndësi, - tha Belo. - Rëndësi ka t'i rrisim pak piacën që të justifikojmë ndonjë fotografi me këta kandidatët për senatorë dhe kongresmenë. T'u themi: po takuat këtë, i keni të sigurta votat e shqiptarëve.
-Po pse, budallenj i di ti ata? - tha Muli. - Hapin rezultatet e KQZ-së, shikojnë zgjedhjet e fundit të diasporës në SHBA dhe del që na ka mundur Tao Balla 51 me 31. Çfarë t'u thuash pastaj?
-Do t'u themi: atëherë s'kishte vizë Doktori. Tani që ka vizë, në Shqipëri ndoshta nuk fiton, po në SHBA e ka të sigurt.
-E po, në nuk fitoi, pastaj të mbajmë dhe kusuret e humbjes së Trumpit ne? Se pak kemi tonat!
Flamur mos e shaj Belindin , ai mban pergjegjesi për sallën e parë , atje vajtëm të gjithe e ajo u mbush plot , të dyten s’e gjetem dot , Njujorku është i madh .
Atë e njohin gjithë gratë e klubeve të natës të Nazarit. LoL