Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, motori përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja

7 Shtator 2026, 20:00Kronika TEMA
Aksident në aksin Gramsh-Cërrik, motori përplas

Një grua ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh-Cërrik, pasi u përplas nga një motor që lëvizte me shpejtësi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:25. Si pasojë e goditjes, këmbësorja pësoi dëmtime të shumta.

​Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili menjëherë pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Lini një Përgjigje