Bashkimi Evropian ka reaguar përmes një deklarate zyrtare me rastin e vdekjes së ish-gjeneralit serb Ratko Mladiq, të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas deklaratës së zëdhënësit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (SEAE), konfliktet e armatosura të viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër momentet më të errëta të historisë së fundit të Evropës.
BE shpreh solidaritetin e saj me të gjitha viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që vuajtën nga krimet e luftës në vendet e ish-Jugosllavisë.
“Ratko Mladiq ishte një kriminel lufte i dënuar, i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Srebrenicës,” thuhet në deklaratë.
Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi Mladiçin me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i cilësuar krimet e tij si ndër më të rëndat të njohura për njerëzimin.
BE thekson se çdo formë e glorifikimit të kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik bien ndesh me vlerat themelore evropiane dhe nuk kanë vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet kandidatë për anëtarësim.
“Pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët,” vijon deklarata.
Bashkimi Evropian rivlerëson angazhimin e tij si partner i vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur proceset e pajtimit, stabilitetin rajonal dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të trashëguara nga e kaluara, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Deklarata e plotë:
Konflikti i armatosur i viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor ishte ndër momentet më të errëta të historisë së fundit të Evropës. Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjitha viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që vuajtën nga krimet e luftës në vendet e ish-Jugosllavisë.
Ratko Mladiç ishte një kriminel lufte i dënuar, i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Srebrenicës.
Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i përshkruar krimet e tij si ndër krimet më të tmerrshme të njohura për njerëzimin.
Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE apo në vendet kandidatë për anëtarësim në BE. Pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
BE-ja është partner i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur përpjekjet e tyre për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për mosmarrëveshjet dhe çështjet rajonale e dypalëshe të partnerëve tanë, që rrjedhin nga trashëgimia e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Moj Kurva plake. Masakra u krye ne bese te ushtareve hollandeze. Vetem Zoti eshte gjykuesi i vertete.
Kthehuni prapa në histori dhe është momenti që të dënohet Serbia si shtet dhe të mbahet përgjegjëse për ato krime dhe të dëmshpërblejë viktimat dhe jo të bëhen deklarata moj Evropë kurvë!!!
...Të kthesh një kriminel lufte si Ratko Mladiqi në simbol krenarie, hero apo figurë për t’u adhuruar, do të thotë të glorifikosh jo vetëm një individ, por edhe dhunën, terrorin dhe krimet që ai përfaqëson...Një shoqëri e shëndoshë nuk ka nevojë për heronj të prodhuar nga terrori. Ajo ka nevojë për guximin për ta parë të kaluarën në sy, për ta quajtur krimin me emrin e tij dhe për të mos e ndërtuar të ardhmen duke e romantizuar krimin. Sepse, në momentin kur krimi vishet me petkun e heroizmit, viktimat zhduken nga historia dhe e keqja fillon të paraqitet si virtyt...