Zjarri nuk ka kursyer as banesën ku dhe jetonte familja Sulejmani. Burime për mediat bëjnë me dije se pas tre ditësh, pasi iu dogj punishtja ku kryefamiljari Bajram Sulejmani kishte punuar prej më shumë se 30 vitesh, pasditen e kësaj të hëne, flakët ia kanë bërë shkrumb e hi edhe banesën ku ai jetonte së bashku me bashkëshorten.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë pas flakëve që përfshinë Levanin, Fier. Zjarri i cili u përhap me shpejtësi të madhe dogji edhe punishten ku dhe Sulejmani punonte. Ndërkohë që një fatkeqësi e dytë ka ndodhur së fundmi për këtë familje duke i lënë në qiell të hapur.
Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve për të shpëtuar banesën e çiftit, fatkeqësisht ishte e pamundur. Si rrjedhojë për fatin e mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
