Burham bisedë telefonike me Trump, në fokus Ukraina dhe Lindja e Mesme

7 Shtator 2026 | 20:49

Kryeministri britanik Andy Burnham dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku ranë dakord për përpjekjet për një armëpushim në Ukrainë.

“Kryeministri përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe negociatat e fundit të paqes të udhëhequra nga SHBA-të”, tha një zëdhënës i Burnham.

Të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, me Burnham që theksoi rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete, hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe sigurimin që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore.

Të dielën, të dërguarit specialë të Uashingtonit, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, u takuan me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev, pasi zhvilluan bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë një ditë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem

Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem, si një nga katër “kundërmasat” ndaj Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar. Izraeli...
21:59 | 08/09/2026

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të martën se Irani është “ndëshkuar rëndë” nga bllokada detare, duke e përshkruar atë si “kaq të fuqishme, kaq...
21:36 | 08/09/2026

Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor po “minon” perspektivat për një...
21:28 | 08/09/2026