Finlanda ndërton një gardh në kufirin me Rusinë: Nuk e dimë çfarë na pret nesër, të jemi të përgatitur

7 Shtator 2026, 21:00Bota TEMA
Finlanda ndërton një gardh në kufirin me Rusinë: Nuk e

Finlanda përuroi të hënën një gardh prej 200 kilometrash në kufirin e saj me Rusinë, ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve janë të tensionuara. Finlanda e ka mbyllur kufirin me Rusinë në dhjetor 2023, pas mbërritjes së më shumë se 1,300 Emigrantëve pa viza.

“Sot, situata është e qetë, por e tensionuar dhe nuk e dimë vërtet se çfarë na pret nesër. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, kështu që duhet të jemi plotësisht të përgatitur”, tha ministrja e Brendshme finlandeze, Marie Rantanen.

Në vitin 2023, Finlanda akuzoi Rusinë për zhvillimin e “luftës hibride” duke orkestruar mbërritjen e shtetasve të vendeve të treta në kufijtë e saj, akuza që Kremlini i hodhi poshtë.

Këto ngjarje ndodhën disa muaj pasi Finlanda i dha fund neutralitetit ushtarak prej dekadash.

“Kjo është pjesë e sistemit tonë të sigurisë kufitare dhe na ndihmon me mbikëqyrjen, por gjithashtu na lejon, nëse është e nevojshme, të parandalojmë njerëzit të hyjnë në territorin finlandez”, tha Rantanen.

Gardhe të ngjashme janë ngritur në Letoni, Lituani dhe Poloni përgjatë kufijve të tyre me Bjellorusinë, si dhe në Estoni në kufirin e saj me Rusinë, për të ndaluar fluksin e emigrantëve.

4 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Kështu është kur e kruan me gjethe fiku!? Sado gardhe dhe mure të ngrini, Rusin aty e keni fqinj, sot dhe për tërë jetën.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeka

      Se sa te afte jane ruset me finlandezet, mjafton te shikosh historine edhe ne vecanti ate qe quhet LUFTA E DIMRIT.aty do ta kuptosh mire

      Përgjigjjuni
    2. K
      Km

      Gardhi do te jete me tela, shoqeruar me tela me gjemba? Si gardhet klone te shqiperise ne kohen e diktatures se proletariat it. Pra, qenka gardhe mbrojtes.

      Përgjigjjuni
      1. i
        imigrant

        Po mire o Mehro ...dmth gardhet (qofshin dhe me "gjemba" ) te mbrokan nga sulmet me raketa e dronera? ? ?!!! Pale gardhi ndalon edhe tankun te kaloje ne krahun tjeter ??!! Po jo ore tartakuter gardhet jane per refugjatet qe duan te kalojne ne Europe po lerini filmat me "gardhe mbrojtese" Ju eshte mbledhur vrima e bythes Europianeve (por me shume vonese) nga ç'po ndodhe ne Spanje dhe po marrin masa te bllokojne emigrantet , se e kane kollaj te futen ne Rusi (ruset mbyllin te dy syte me kete rast) dhe pastaj ne Finlande dhe me tutje ...yxhym !!!! Kur i ngrinin Hungarezet '(Orbani) keta esnafet e Europes benin si gala (shkelen te drejtat e njeriut) ndersa tani jane vene ne gare kush ti beje me te larta dhe sa me shpejt !!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje