Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“PS e ka në ADN ndjekjen e halleve të qytetarëve”, Sara Mila: Prania besnike nuk është gjë e re për ne

Shkruar nga Newsbomb
“PS e ka në ADN ndjekjen e halleve të qytetarëve”,
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në Euronews Albania, ka folur për nismën e re të PS për takimet e hapura me qytetarët.

Mila tha se nuk bëhet fjalë për diçka që nuk ka ndodhur më parë, por tani procesi është më i strukturuar dhe i unifikuar.

"Nuk po bëjmë një çudi që nuk ka ndodhur më parë. Ajo që ne po bëjmë është më e strukturuar dhe me menaxhim i punës të cilën më herë e kemi bërë. Tani është unifikuar. Qytetarët do të vijnë dhe do të thonë problematikat e tyre", u shpreh Mila.

Deputetja sqaroi se roli i deputetit nuk është të zëvendësojë institucionin, por të dëgjojë dhe të adresojë shqetësimet.

"Deputeti nuk mund të zëvendësojë institucionin. Ne marrim ankesën dhe e bëjmë pjesë të pasqyrës, në takimet e hapura. Nuk ka logo partie, janë të mirëpritur të gjithë. Të gjithë qytetarët pa ndasi, edhe te protesta, aty në protestë janë të gjithë qytetarë pa parti", tha ajo.

Mila theksoi se kjo nuk është një premtim për zgjidhje të menjëhershme, por për dëgjim dhe adresim institucional të problemeve.

"Ky nuk është një premtim për t'i zgjidhur, ky është premtim për t'i dëgjuar, për t'ua ndjerë hallin dhe adresuar institucionalisht. PS e ka pasur në ADN-në e saj ndjekjen e problemeve të qytetarëve, tani është sistem konkret", deklaroi deputetja.

Ajo shtoi se kjo hapje e partisë mund të sjellë edhe pakënaqësi brenda strukturave, por është e nevojshme për të qenë më pranë qytetarëve, edhe pse duhet qartësuar se ky nuk është premtim për zgjidhjen e çdo halli.

“Ky nuk është një premtim për t'i zgjidhur, nuk do doja që ne të gabonim. Ky është premtim për t'i dëgjuar, për t'ua ndjerë hallin dhe adresuar institucionalisht. Ne shohim ku e adresojmë shqetësimin. Më ka ndodhur mua edhe nga zona, më kanë marrë, më kanë thënë 'deputete s'ka drita', edhe unë kam marrë në telefon.

PS e ka pasur në ADN-në e saj ndjekjen e problemeve të qytetarëve, tani është sistem konkret. Kjo hapje për të ndjekur hallin e të gjithëve mund të sjellë brenda partisë një lloj pakënaqësie." vijoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese