Në nisje të sesionit të ri parlamentar, teksa qytetarët protestojnë përpara Kuvendit, Policia ka shoqëruar dy prej protestuesve.
Për shkak të frikës qytetarë, qeveria ka urdhëruar blindimin e godinës së Parlamentit, ndërsa deputetët e mazhorancës kanë zgjedhur të mos futen Brenda institucionit nga hyrja kryesore, duke zgjedhur hyrje të tjera, siç ishte rasti i deputetes së PS, Iris Luarasi.
Ajo u përpoq që t'u shmangej por qytetarët i zunë rrugën duke e thirrur: Kriminele! Përfaqësuese e krimit! Nuk ju vjen turp! Hajdutë!
Gazetari raporton se pati dhe një incident të vogël. Një grup repart i FNSH-së parakaloi para protestuesve. Ata u vendosën në hyrje të një parking hoteli Kjo shkaktoi irritimin e protestuesve të cilët nisën të qëllonin me vezë e domate.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme