Një debat i fortë ka ndodhur në A2CNN mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gazetarit Roland Qafoku, lidhur me vizitën e Sali Berishës në SHBA.
Qafoku ka ironizuar entuziazmin e demokratëve për këtë vizitë, duke e krahasuar me dy vizitat historike të Berishës në SHBA.
"Kjo vizitë e Berishës në Amerikë, po ta krahasosh me dy vizitat e mëparshme që kanë qenë historike, me George Bush dhe Bill Clinton, kjo duket sikur po takon kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës apo Skraparit. Pse ju e keni këtë entuziazmin kaq të madh? Ku meraku këtu është a fiton PD zgjedhjet e radhës? Pse e keni entuziazmin? Sot Berishën nuk e ka pritur asnjë politikan, u shpreh Qafoku.
Në replikë, Klevis Balliu tha se Berisha nuk ka qenë kurrë "non grata", por i sanksionuar për të mos hyrë në SHBA, dhe se vizita e tij vjen si kryetar i opozitës pas 4 vitesh sulmesh.
"Nëse je non grata nuk hyn në SHBA, nuk ka qenë non grata, po ka qenë i sanksionuar për të mos hyrë në SHBA", tha Balliu.
Sa i takon krahasimit që bëri gazetari Roland Qafoku, mbi vizitat e mëparshme të Berishës në SHBA, Balliu tha se sot Sali Berisha shkan në SHBA si kryetari i opozitës dhe jo si president apo kryeministër.
"Në aspektin e rritjes, ai vjen sot si kryetar i opozitës. Kemi pasur rreth 4 vite vetëm emisione ku kanë treguar një PD të zoluar. Kjo nuk është fitore personale, Berisha u godit për t'i dhënë pushtet opozitës, dhe kjo u bë nga të majtët e Sorosit", u shpreh deputeti demokrat.
