Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arben Ahmetaj i dërgon mesazh Edi Ramës: I ke bërë llogaritë gabim me mua, ty s’ta ka marrë mendja që unë...! Ti ke rënë si kioskat e 1991(DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj i dërgon mesazh Edi Ramës: I ke bërë
Rama dhe Ahmetaj

Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili prej më shumë se dy vitesh ndodhet në arrati, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë akuzave dhe presionit që sipas tij është ushtruar ndaj tij dhe familjes së tij.

Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj ka mohuar çdo përfshirje në procesin e inceneratorëve, duke deklaruar se nuk ka qenë pjesë e as vlerësimit dhe as përcaktimit të tyre. Sipas tij, emri i tij nuk rezulton në dosjet që mund të shërbenin për ta lidhur me përgjegjësi penale në këtë çështje.

Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se hetimet dhe akuzat ndaj tij dhe familjes janë të inskenuara politikisht dhe se në këtë proces ka pasur edhe ndërhyrjen e ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Përballë kësaj situate, ish-zëvendëskryeministri ka bërë të qartë se nuk ndihet i frikësuar dhe se do të përdorë çdo rrugë ligjore për të mbrojtur familjen e tij.

“I ke bërë llogaritë gabim me mua....”, thotë Ahmetaj, në mesazhin e tij dërguar Ramës.

Në rrëfimin e tij, Ahmetaj ka folur edhe për telefonatat që ka marrë nga ish-kolegë dhe persona pranë Partisë Socialiste, të cilët sipas tij e kanë paralajmëruar për rrezikun dhe i kanë kërkuar të tërhiqet.

“Ti ke guxuar të dalësh dhe të thuash që po të isha unë prokuror dhe gjyqtar, se ty nuk të ka marrë mendja që unë nuk e llogaris veten time, unë do ndjek çdo lloj rruge ligjore për familjen time.

 Ky i ka bërë llogaritë gabim me mua. Unë nuk mbahem as për trim, por për familjen time, për fëmijët e mi, mendoj që prej guri dhe prej çeliku do të bëhem dhe s’kam frikë fare. Më kanë marrë qindra vetë edhe nga GP i PS: “O vëlla, por shiko se rreziku, kërcënimi...” I thashë një ish-mikut tim: “Mos guxo ti biesh telefonit.” Ju e keni zakon t’i referoheni gjërave që nuk na rruhet, mua më dhemb vetja, familja dhe Shqipëria, e PS. Nuk e llogaris veten as për trim”, tha ai ndër të tjera, duke shtuar më tej Rama e ka humbur fuqinë politike dhe e krahasoi me një kioskë të viteve ’90 që nuk ka më çfarë të shesë.

Pjesë nga intervista: 

ÇIM PEKA: Do të kemi takime të tjera... Zoti Ahmetaj, ju mendoni se deri tek intervista e radhës, që zakonisht ne i kemi pasur një herë në 6 muaj, nuk ka rënë Edi Rama?

ARBEN AHMETAJ: Do të kemi shumë ngjarje, zoti Peka, po ma lër...

ÇIM PEKA: Pra, ti i sheh të nevojshme një intervistë tjetër, pra të bjerë Rama, apo ti mendon se nuk mjafton rënia e tij dhe ne do të vazhdojmë?

ARBEN AHMETAJ: Ti je gazetar me eksperiencë dhe besoj e kupton që intervistat e mia nuk janë për të rënë kreu i organizatës. Kreu i organizatës ka rënë. Kreu i organizatës është si kioskat e vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më.

ÇIM PEKA: Ka rënë, por ju ka zënë të gjithëve poshtë.

ARBEN AHMETAJ: Të lutem, të lutem. Siç është intervistë është dhe rrëfim dhe ma lër... Patjetër.

Pra, sot kreu i organizatës ngjan me një kioskë të vitit ’91, që nuk ka çfarë të shesë më. I ka shitur të gjitha. Ja ka dalë! Ja ka dalë! Po do të vijmë te ai moment. Ja ka dalë.

Kemi dhe ne gabimet tona. Po jo faje, as krime. Unë po, unë kam përgjegjësi të lartë morale, se e kam theksuar 100 herë, kam punuar pa asnjë hile që ai... ai të fitonte. Dhe Partia Socialiste të fitonte, së bashku me të.

Sepse, do ta them dhe më pas, do ta përsëris sot, ky njeri e filloi rrugëtimin në krye të qeverisë si shpresa e shqiptarëve për të mbyllur tranzicionin. Dhe sot, ja ka dalë të jetë qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të Partisë Socialiste.

Unë nuk e di, është e trishtë, nëse Partia Socialiste do të shpëtojë nga metastazat e tij. Nuk e di!

Çim Peka: Kurrë mos shpëtoftë!

Arben Ahmetaj: Uroj të shpëtojë, nuk e di. Shqipëria, zoti Peka, Shqipëria do të shpëtojë! Edhe një herë, mos ma ndërprit, Shqipëria do të shpëtojë! Shqipëria ka antikorpe fantastike për të mbytur qelizën kancerogjene alfa, që është kreu i organizatës. ...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese