Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, PD do të mbledhë nesër grupin në selinë blu

Shkruar nga Newsbomb
Një orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, PD do
Selia blu

Para se të marrin pjesë në seancën e nesërme plenare deputetët demokratë do të mblidhen në selinë blu, kësaj radhe pa kreun e partisë Sali Berisha, i cili rikujtojmë se ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të zhvillohet një orën 16:00, një orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Ka qenë kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ai i cili ka njoftuar orarin dhe u ka dërguar një mesazh urimi kolegëve të tij për sesionin e ri politik, i cili pritet të nisë aty ku është lënë në korrik.

Kujtojmë se bashkë më deputetët në dyert e Kuvendit, do të rikthehen edhe protestuesit, të cilët kanë lajmëruar se do ta zhvendosin qëndresën e tyre para Parlamentit, ku kanë paralajmëruar “sulme” me vezë, ashtu si edhe e kanë bërë “traditë”, karshi deputetëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese