Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

7 Shtator 2026 | 21:54

Deputetja socialiste Sara Mila e ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur mbi ndërhyrjet apo rolin e deputetit si “sekser” në zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve.

Mila sqaroi se komunikimi i deputetëve me qytetarët që kërkojnë punë është një traditë e hershme, por nënvizoi se rolet dhe kufijtë janë të qartë.

Sipas saj, deputeti nuk ndërhyn në proceset e përzgjedhjes, por thjesht mundëson që aplikimet e qytetarëve të bëhen pjesë e sistemeve zyrtare.

Mila theksoi se teknologjia dhe portalet e ngritura në institucione të ndryshme shmangin ndikimin njerëzor në përzgjedhjen e kandidatëve.

“Ajo tani që biem në kundërshtim me njëri-tjetrin është pa diskutim te kjo çështja e sekserit. Patjetër që ka qytetarë edhe tek ajo dëgjesa që unë bëra të premten dhe që do bëhej edhe të premtet e tjera. Ti mendon se nuk kishte qytetar aty që kërkonin punë sepse të kërkosh punë është një nga gjërat që i është atashuar rolit të deputetit që shumë vite më parë.

Unë nuk mendoj se mund të hiqet kjo ngjizje që njerëzit kanë që deputeti më zgjidh, do më fusin në punë. Vijnë njerëz që kërkojnë punë. Po më patjetër i thashë ma sjell një CV, unë do ta bëj pjesë CV-në te portalit.

Në momentin që unë me dakordësinë e qytetarit mund të marr një CV dhe e bëj pjesë të sistemit dhe sistemi kur hapen vende pune në cilindo institucion e merr përsipër që dhe atë CV ta ketë. Shumë mirë bën. Le ta shikojë dhe le ta procesoj.

Ta përfundoj logjikën që të mundet edhe pastaj të kuptohet, që do të thotë deputeti nuk ndërhyn në procese dhe ju e dini që sot proceset dhe këto sistemet e ngritura me portale, qoftë tek mësuesit, qoftë tek infermierët, qoftë edhe tek DAP-i, meqenëse u përmend këtu, të gjitha këto procese të cilat janë kthyer në sisteme të mirëfillta ku teknologjia ka marrë përsipër të bëjë përzgjedhjen dhe jo njerëzit. Edhe ky, pra prania besnike është një tjetër sistem i cili lë sa më anash njerëzit dhe largon njerëzit nga procesi”, tha ajo ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja nga...
22:25 | 08/09/2026

“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sjellë në vëmendje ngjarjen e ditëve të fundit mes personazheve publikë këngëtarit Jozi Marku dhe ish-banorit të Big Brother...
22:17 | 08/09/2026

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë....
21:56 | 08/09/2026