E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

Ilustrim · Vizion Plus

Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit,ka nxjerrë edhe sot në shesh për të protestuar banorët Dimalit.

Me moton “Dimali mbetet Dimal.Zêri i qytetarëve duhet të dëgjonet”, banorët e bashkisë Dimal janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin qëndror të qytetit,duke kërkuar që qeveria të mos ta prekë këtë bashki.

Sipas banorëve,Dimali është një bashki  me një shtrirje të gjerë gjeografike dhe me potencial të lartë ekonomik.

Banorët i bëjnë thirrje Ramës që të mos e prekë bashkinë Dimal dhe të mos e bashkojë atë me Beratin.

Sipas banorëve,bashkimi i Dimalit me Beratit do të ndikojë negativisht, jo vetëm në marrjes e shërbimeve të nevojshme të qytetarëve por edhe në zhvillimin ekonomik të një prej bashkive të vendit, që me prodhimet bujqësore dhe serat në fshatrat: Kutalli, Samaticë, Drenovicë, Cukalat, Goriçan etj, furnizon prej vitesh tregjet ndërkombëtare.

 

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh