Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Ahmetaj ka deklaruar se Rama i ka bërë gabim llogaritë me të.
Më tej, Ahmetaj ka treguar dhe se pas deklaratave të tij, ka pasur telefonata të shumta nga grupi parlamentar i PS për tu tërhequr, por u shpreh se u ka ndaluar dhe komunikimet.
“I ka bërë llogaritë gabim me mua. Për familjen time nuk kam frikë. Më kanë maqrrë qindra vetë nga grupi i PS, jo po risku. I thashë një ish-mikut tim mos guxo të më marrësh më. Një koordinatorit të tij që erdhi më kërcënoi, tha se i kishte thënë shefit e vras me dorën time. I thashë thuaji mos bëni si trima se unë jam i fundit trim, por për veten time kthehem në çelik”, tha Ahmetaj.














