Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre. Situata e vështirë për gjithë rajonin

7 Shtator 2026, 21:30Politika TEMA
Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një lidhje Live nga Lezha për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, theksoi që nuk është vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni që përballet me një situatë të vështirë me zjarret.

“Situata e zjarreve nuk është një situatë tipike e Shqipërisë. Po të shikoni online, hartat dhe satelitët e NASA-s, e kuptoni që është i gjithë rajoni, Italia, Greqia, që janë përfshirë nga flakët e zjarrit”, tha ai.

Nufi vuri në dukje se flakët nuk luftohen vetëm me mjete teknologjike, por edhe me zjarrfikëse, pompa uji, dhe prerjet e pyjeve e tokës. Sipas tij nuk ka më ushtarë dhe efektivë që e fikin zjarrin me shkurre e thupra.

“Nuk besoj që ke parë sivjet asnjë ushtar të FA-ve që fikin zjarret me shkurre. Janë pajisur shumë mirë ushtarët e Forcave të Armatosura, të bazës së emergjencave civile, që kanë mjete apostafat për përballimin e zjarreve. Nuk luftohen zjarret me mjete teknologjike, patjetër që luftohen me zjarrfikëse, me pompat e ujit që dalin nga zjarrfikëset dhe në momentet që bëhen prerjet e pyjeve apo të tokës, që të mos kalojë zjarri nga një anë në tjetrën. Pastaj nëse ka nevojë për ndërhyrje nga ajri, patjetër”. 

3 Komente

  1. O
    Oficeri i artilerise

    Nard Noka ishte me e mencem se ky debili qe i thote vehtes minister.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Druvari

      Kanë thënë dikur se mirditasit janë trima dhe të zgjuar, por ky ministri e po provon të kundërtën se është gomar komplet

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oh sa kom qesh

        Ky eshte me koqe se Zeqi-neja ne lajme shikohet zjarrefikes dhe efektive kaptere dhe oficere te ushtrise, se ushtare nuk ka duke fikur zjarret me shkurre dhe "gjethe fiku", ky del e na jep panoramen e zjarreve ne Bote duke e bere te besueshem se jane pamjet e NASA. Jane shtuar shume koqet ne Qeverine e Kumbar Rames.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje