Nga frika e qytetarëve policia ka bllokuar me gardh hekuri hyrjet për në parlament duke u pengur qytetarëve të drejtën kushtetuese të lëvizjes së lirë.
Gardhi metalik është vendosur nga ana e rrugës së Elbasanit por edhe nga ana e pedonales, që të lidh me bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ si dhe në të gjitha hyrjet që mund të çojnë në parlament.
Po kështu forca të shumta policie ndodhen pas gardhit metalik duke e kthyer parlamentin në shtetrrethim.
Të gjitha rrugët që të çojnë drejt parlamentit janë bllokuar nga forca të shumta policie marrë shkas nga deklaratat e protestuesve të cilët kanë deklaruar se do të protestojnë sot në orën 17:00.
Protestuesit thonë se policia po i mbron deputetët ‘nga vezët dhe domatet e qytetarëve’. Ndërkohë një makinë ujësjellëse ndodhet në distancë.
Sot është seanca parlamentare e këtij sesioni parlamentar dhe do të nisë në orën 17:00, ndërkohë qytetarët kanë paralajmëruar se do të protestojnë para Parlamentit me thirrjet ‘Nuk na përfaqësoni’
Tashmë protesta e qytetarëve kundër qeverisë Rama është sot në ditën 101.
Seanca e sotme është ceremoniale por me shumë gjasa pritet të kalojnë për votim dhe dy dekretet e presidentit, Bajram Begaj, për shkarkimin e ministres së Shëndetësisë Evis Sala dhe emërimin e ministres së re të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.
Seanca pritet të ketë debate të ashpra parlamentare pasi PD kërkon hetim parlamentar lidhur me aferën KAYO. Nisma vjen pas denoncimeve të shoqëruara me përgjime konkrete, të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Nenkryetarja e re e Kuvendit
Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit. Ky është propozimi i PS i cili u është bërë me dije në mbledhjen e grupit përpara seancës plenare që do të zhvillohet pasditen e sotme.
Evis Kushi zëvendëson në detyrë Klodiana Spahiun. Klodiana Spahiu mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas largimit të Evis Salës nga detyra.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme