‘Mos u trembni nga vezët e qytetarëve...’/ Blushi - Mazhorancës: Hiqni shtetrrethimin e jepni llogari!

‘Mos u trembni nga vezët e qytetarëve...’/ Blushi - Mazhorancës: Hiqni shtetrrethimin e jepni llogari!

16:19, 08/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PL, Tedi Blushi në nisje të sesionit të ri parlamentar u ka bërë thirrje kolegëve socialist që të mos u tremben vezëve të qyitetarëve, porse ligjeve dhe aferave që kanë miratuar në kurriz të shqiptarëve.

Blushi përmes një statusi në rrjetet sociale kërkoi që Kuvendi të mos kthehet në një bunker, pasi qytetarët nuk janë armiq, ndërsa shtoi se duhet të hiqet shtetrrethimi në mënyrë që rruget të happen për njerëzit që u takojnë.

‘Gardhet metalike mund të bllokojnë përkohësisht një rrugë, por nuk mund të bllokojnë dot zemërimin dhe revoltën e shqiptarëve!’, shkruan Blushi.

Llogaridhënies para popullit nuk do t'i shmangeni dot kurrë, thekson ligjvënësi i PL, duke shtuar se qeveria duhet të përballet me çdo aferë e abuzim që ka bërë në kurriz të shqiptarëve.

Statusi:

Mos u trembni nga vezët, por nga ligjet që keni miratuar dhe aferat që keni bërë në kurriz të shqiptarëve!

Kuvendi nuk është bunker dhe qytetarët nuk janë armik, ndaj hiqni shtetrrethimin dhe hapni rrugët që u përkasin njerëzve!

Gardhet metalike mund të bllokojnë përkohësisht një rrugë, por nuk mund të bllokojnë dot zemërimin dhe revoltën e shqiptarëve!

Llogaridhënies para popullit nuk do t'i shmangeni dot kurrë!

Hiqni gardhet, hiqni shtetrrethimin dhe përballuni me qytetarët për çdo vendim, çdo aferë dhe çdo abuzim që keni miratuar për të mbushur xhepat tuaj dhe të Kryetarit të Organizatës, duke zbrazur xhepat e shqptarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco