Manuel Lokateli është dëmtuar rëndë dhe do i nënshtrohet operacionit. Kjo është një tjetër goditje e rëndë për “Zonjën” në muajt e fundit pas Thuram dhe Jilldiz.
Kapiteni Lokateli u dëmtua në sfidën ndaj Milanit dhe po ndjente dhimbje më pas. Operacioni do të kryhet në Lyon ku Lokateli tashmë ndodhet.
Ndërhyrja në gjurin e djathtë raportohet se i ka mbyllur vitin mesfushorit. Mungesa për disa muaj bëhet mjaft e rëndësishme në ekipin e Spaletit.
Juventusi ndërkohë e ka nisur sezonin me 7 pikë në tri javë. Fillimisht mposhti Frosinonen dhe Parmën, më pas barazoi ndaj Milanit.
© SYRI.net
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’
Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’
VIDEO/ Gafë në mbrojtjen e Interit, përfiton Mbappe për të kaluar Realin në avantazhBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: