I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi pas intervistës së Arben Ahmetajt, duke i cilësuar deklaratat dhe përgjimet e bëra publike si alarmante për lidhjet mes krimit dhe pushtetit.
Paloka akuzoi SPAK-un për apati dhe mosveprim, duke thënë se, në vend që të hetojë aferat korruptive dhe kriminale, ai është kthyer në “zjarrfikës” të tyre.
Deputeti demokrat deklaroi se Partia Demokratike do të vijojë denoncimet në Kuvend dhe do të depozitojë pranë SPAK-ut të dhënat dhe materialet për çështjet e ngritura.
Paloka u ndal edhe te roli i kryeministrit Edi Rama ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se ai “i mblodhi dhe i dha urdhër” dhe se Rama ka treguar se këto institucione janë aty “se kam dashur unë”.
Deputeti demokrat përmendi gjithashtu pagesa miliona-dollarëshe ndaj kompanive që, sipas opozitës, janë përfshirë në skema kontrabande, si dhe akte ligjore në favor të individëve të caktuar.
“Ne nuk jemi përballë një qeverie, por përballë një organizate kriminale”, deklaroi Paloka, duke pretenduar se edhe partnerët ndërkombëtarë kanë nisur të reagojnë ndaj situatës në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Në fakt intervista e mbrëmshme e zotit Ahmetaj, për të cilin unë jap konsideratën time për të gjithë denoncimet që ka bërë deri më tani, por edhe për zotin Peka, që me një kurajë të jashtëzakonshme na bëri me dije ne dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që ato që përfliten si të dhëna të pabesueshme, shpeshherë të lidhjes së krimit ose instalimit më mirë të krimit në të gjithë hallkën e pushtetit, që në krye të tij me një kryeministër të inkriminuar në të gjitha anët, tashmë jepen me zë dhe figurë nga një njeri më i afërt i kryeministrit, por brenda edhe me përgjime të cilat ishin në kufijtë e alarmantes.
Unë mendoj që SPAK-u përveç një zhgënjimi të madh që na ka dhënë, për apatinë dhe mosbërjen e detyrave për të cilën i ngarkon ligji dhe Kushtetuta, po dhe për të cilën paguhen mjaftueshëm mirë, nga ana tjetër unë mendoj që ata me rolin që kanë marrë në kundërshtim pra me atë që duhet të bëjnë, përveçse janë kthyer në zjarrfikësa të gjitha aferave korruptive dhe kriminale të narkoregjimit, po nga ana tjetër vazhdojnë me këtë, sikur s'ka ndodhur asgjë, vazhdojnë me këtë 'hë se do harrohet, çudia më e madhe tre ditë zgjat' dhe aq më shumë që ne jemi dëshmitarë të gjithë që këtu skandali zë skandalin dhe ne edhe si opozitë, po edhe unë që jam marrë kryesisht me kallëzimet penale, nuk kemi kohë që t'i shkojmë një gjëje deri në fund se në përditshmëri dalin skandale të reja.
Patjetër e kemi denoncuar. Unë sot me thënë të drejtën me këtë po merrem sepse Partia Demokratike do avancojë me kërkesat qoftë në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe me paraqitjen e të dhënave të domosdoshme pranë SPAK-ut. Po përpos asaj që bëjmë ne si qytetarë, si opozitarë, të cilëve na dhemb Shqipëria për së pari, mbron SPAK-u, nuk duhet të kishte kaluar as 10 minuta pas përfundimit të një deklarate kaq të fortë dhe të atyre përgjimeve të cilët thashë, duhet të rrëzonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse do ishin pjesë e përgjimeve, jo më një vend problematik si vendi jonë ku mafia është instaluar në qeverisje dhe ne shohim.
Përveç saj, për shembull ne kemi bërë një denoncim para disa kohësh, po që u tha dhe mbrëmë nga zoti Ahmetaj, që nëse shikojmë bilancin e kompanive të cilat janë zgjedhur enkas nga kryeministri Rama për të bërë këtë kontrabandë, ka me miliona e miliona dollarë të dhënë si parapagim. Pra ne kemi, vijojmë të kemi pagesa të llahtarshme në favor të këtyre kompanive, vijojmë të kemi akte ligjore dhe kjo është më e rënda e të nderuar, kemi akte ligjore të nominuara personale për individë të caktuar me firmën dhe vulën e kryeministrit Rama. Dhe kemi parë ndonjë veprim konkret nga ana e SPAK-ut? Jo. Madje ka bërë dhe një gjë edhe më të rëndë. Përveçse i ka telendisur, i ka tërhequr zvarrë dhe i jep urdhra çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë s'duhet të bëjnë, mbani mend atë deklaratën, presionin që i bëri 'mos guxoni të vini të merrni telefonin tim'. Pastaj presionin tjetër që tha 'mos më hajdeni me patllake në zyrën time'.
Dhe ndërkohë sot çfarë i bëri? Sot para disa ditëve i mblodhi dhe i dha urdhër. Pra, ai thotë 'nëse ju nuk do shkoni në rrugën që unë kërkoj, në rrugën për të cilën ju kam emëruar unë', ai e deklaron tashmë, deri nëse para dy-tre viteve fshiheshin këta pas reformës në drejtësi, tani ai me veprime konkludente e ka treguar që ju jeni aty se kam dashur unë dhe për sa kohë që dua unë, do të më shërbeni me të gjithë kërkesat që unë kam në shërbim të krimit të organizuar. Dhe prandaj unë vazhdoj të them që ne nuk jemi përballë një qeverie, qoftë kjo edhe në raport me zgjedhjet, dhe u vërtetua edhe nga organizmat ndërkombëtarë, ajo çfarë ndodhi po flas vetëm për zgjedhjet e fundit të 14 Majit. Po ne jemi përballë një organizate kriminale, për të cilën fatmirësisht Evropa apo sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë filluar të flasin.
Pra, nuk janë në krahun e atij, por kanë filluar të gjejnë një pozicion të përshtatshëm për t'i dalë përballë dhe për t'i thënë 'kujdes, sepse nuk po shkelen vetëm parimet e shtetit ligjor të së drejtës brenda Republikës së Shqipërisë, po po shkelen dhe traktate, marrëveshje ndërkombëtare', duke kanabizuar dhe duke mbytur Evropën dhe jo vetëm me drogë, por edhe më gjerë.
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme