Topi i Artë 2026, zbardhet lista e kandidatëve: surprizë e madhe mes portierëve

Topi i Artë 2026, zbardhet lista e kandidatëve: surprizë e madhe mes portierëve

13:43, 08/09/2026

Lista e kandidatëve për çmimet e Topit të Artë 2026 po publikohet gradualisht, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe tek portierët më të mirë të vitit.

Një prej surprizave më të mëdha është Vozinha, portieri i Kepit të Gjelbër, i cili ka siguruar një nominim pas paraqitjes së shkëlqyer në Kupën e Botës. Performanca e tij në turneun madhor i ka mjaftuar për të hyrë mes kandidatëve.

Në listë është edhe Unai Simón, portieri i Spanjës, kampione e botës, ndërsa PSG përfaqësohet nga Matvey Safonov, pjesë e skuadrës që triumfoi në Champions League.

Një tjetër emër spanjoll është David Raya, i cili vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Arsenalin, ku fitoi Premier League, si dhe me kombëtaren spanjolle.

Mes kandidatëve janë gjithashtu Edouard Mendy, portieri i Al Ahli, dhe Emiliano “Dibu” Martínez, i cili këtë vit u transferua tek Chelsea. Argjentinasi përsërit nominimin pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës, ku kombëtarja e tij u shpall nënkampione.

Lista përfshin edhe Gregor Kobel të Borussia Dortmundit, ndërsa Joan García është një tjetër risi. Portieri i Barcelonës është përfshirë për herë të parë mes 10 portierëve të konsideruar për këtë vlerësim.

Në listë nuk mungon as Thibaut Courtois, një emër tashmë i zakonshëm në garën për çmimet individuale të futbollit botëror, ndërsa Bono është gjithashtu në mesin e kandidatëve.

Publikimi i listave të plota për kategoritë e ndryshme të Topit të Artë 2026 vijon gjatë ditës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco