Ahmetaj: Nëse mbytet protesta, mbaron Shqipëria! Rama dhe SPAK-u: Kanë vjedhur edhe fushën e lojës

12:23, 08/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta gjatë pjesës së tretë të intervistës me Çim Pekën në Syri TV, duke e cilësuar protestën që po zhvillohet në Tiranë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të dekadave të fundit për shoqërinë shqiptare. Ahmetaj tha se protesta nuk duhet të ndalet deri në krijimin e një qeverie teknike, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur institucionet, ka prishur rregullat e lojës politike dhe se pas tij qëndron, sipas tij, një strukturë e fuqishme e krimit të organizuar.

Në intervistë, Ahmetaj sulmoi ashpër edhe segmente të SPAK-ut dhe drejtësisë, duke ngritur një seri akuzash për tendera, inceneratorët, Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Kadastrën, Smart City, avionët zjarrfikës dhe projekte të tjera publike. Ai deklaroi se drejtësia ka prekur vetëm “bullonat” dhe jo strukturën, ndërsa pretendoi se pasuria e ministrave dhe ish-ministrave duhet të hetohet. Ahmetaj përsëriti gjithashtu akuzat e tij ndaj Ramës për abuzime me fondet publike dhe deklaroi se një ditë do të rikthehet në Tiranë për t’u përballur vetë me situatën.

Në fund, ish-zëvendëskryeministri u shpreh se ajo që pret është fitorja e protestës, duke e mbyllur intervistën me një tjetër deklaratë të fortë: “Pres protestën të fitojë! Pres protestën të fitojë!”

Pjesa e 3-të:

Çim Peka: Në fillim të emisionit desha t'ju pyes, të kishit një koment mbi protestat. E shikon si i  jashtëm, je i përfshirë apo pret realisht diçka prej saj?

Arben Ahmetaj: Nuk jam aspak i jashtëm. Dhe jam totalisht i përfshirë pavarësisht se fizikisht s'jam dot. Jam emocionalisht i përfshirë, jam me të gjithë shpirtin tim i përfshirë. Unë jam student i dhjetorit '90-'91, me kontributin tim shumë modest me qindra e qindra e qindra studentë apo intelektualë. Jam student i grevës së urisë dhe tërë jetën time brenda vetes me tre katër gjëra që mund të krenohesha, kjo ishte një nga elementët.

Çim Peka: Keni kontakt, keni komunikim me elementë të protestës?

Arben Ahmetaj: Patjetër, kam një kontakt me një familjarin tim që shkon përditë. Kam kontakt me protestën sepse flas me të, me familjarin tim që shkon në protestë përditë. Që është, dhe ka shkuar, dhe thotë: "Kam gjetur shpirtin dhe zemrën", thotë, kur shkon atje. Por nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me Shqipërinë. Protesta, që vazhdon prej tre muajsh, gati 100 ditë, në rrugët e Tiranës, po ta them, është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë në 30 e ca vite. Sigurisht që mund të numërojmë heqjen e vizave, mund të numërojmë NATO-n, mund të numërojmë suksese të tjera sa të duash, po ky është suksesi më i madh i një shoqërie që riskonte të humbiste shpirtin, kurajon dhe ndërgjegjen shoqërore.

Ato burra dhe gra, vajza dhe djem, që ky i stigmatizon, i përqesh, i quan sorra, i quan çfarë të duash ti, janë pulsi spektakolar i ndërgjegjes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Se aty ka nga diaspora që janë pjesë e aortës së pastër që bën luftë kundër qelizës alfa kancerogjene. Protesta, unë asnjëherë s'e kam humbur shpresën. Dhe ne kemi biseduar. Kam thënë, shqiptarët do marrin fatin e tyre në dorë. Kjo që i ka ndodh shqiptarëve me këtë kreun e organizatës, është gjëmë e madhe që s'i ka ndodhur as me Esat Pashë Toptanin po deshe ti. Ky po shet Shqipërinë, shokët, çfarë i del përpara të zgjasi një ditë në karrige. Një ditë në karrige. Dhe segmente të drejtësisë e ndihmojnë të bëjë këtë që ka bërë. Dhe mos o Zot se të kishte drejtësi, s'do kishte protestë. Të kishte SPAK tamam, siç i referohen naivisht ndonjëherë, ndonjëherë edhe juve... të opozitës.

Më fal që të drejtohem ty, po flas për opozitën. Ore rroftë Belindi, Gazi, apo qoftë edhe Saliut që më ka rënë qafë tërë jetën, pa të drejtë, që bëjnë ato betejat. Se përtej ka anëtarë të opozitës që bëjnë edhe mbrëmje poetike me kreun e organizatës. Edhe flasin me fjalë të zgjedhura dhe të buta tani kur flasin. Protesta i ka dhënë mësim gjithë Shqipërisë dhe opozitës i ka dhënë mësim. Dhe po të them, në qoftë se ky arrin të gëlltisi protestën, nuk ka Shqipëri. U mbyt protesta të dashur qytetar, vdiq Shqipëria, fitoi kanceri. U mbyt protesta, çfarë nuk mundohet të thotë poshtë e lart: "Do krijoj 2000 vende pune në administratë, do fus këta të protestës." Ëëë... dikush thotë: "Shiko do i paguajmë." Dikush thotë: "Po i menaxhojmë." Kreu i organizatës...

Nuk është e mundur. Nuk është e mundur. Në shesh është shpirti i shqiptarëve. Është zgjuar ndërgjegja kombëtare. E falënderoj atë gjeneratë që na dha të gjithëve një mësim të mirë. Na dha të gjithëve një mësim të mirë. U mbyt protesta, mbaroi Shqipëria. Kaq po ju them. Për këtë jam shumë, shumë i bindur. Këto pasqyra, besa, këto janë talljet e këtij me shqiptarët, që i quan... E pe si e nxorri protestën ky? Ky tha: "Këta janë..." Edhe... i ka ecur manipulimi, se është manipulator kombëtar dhe ndërkombëtar shumë i zoti. Se sa manipulatorët më të mëdhenj që kemi parë ndonjëherë. Është blerës, manipulatori është blerës. Është... kur nuk shpenzon..

Peka: Është është shantazhues, është blerës. Zoti Ahmetaj, e keni nënvlerësuar këtë pjesë. Me këto para, ky është blerës. Një manipulator nuk ka nevojë të përdorë këto resurse. Ky është thjesht blerës dhe shantazhues.

Arben Ahmetaj: Pra... Çfarë tentoi ky dhe në mediat ndërkombëtare? Atë nervozizmin e shpifur pervers me gazetarët. E shpifur pervers me gazetarët: "Janë anti-Trump, janë pro-Trump, hy..." Edhe një herë, të lutem... Të lutem e kam unë. E kam unë. Një sekondë. Jo, nuk po merrem me atë, është fenomen. Është qeliza alfa.

Peka: Po, më fal një sekondë tani, e kam me ju. Pse duhet të prisnit ju t'i sillnit në këtë gjendje me gazetarët që të kuptonin që ky është i çmendur? Të keni pasur kartelin e publikuar prej nesh dhe prej mediave të opozitës që në vitin '97, '98. Është me kartel mjekësore i publikuar dhe e papërgënjeshtruar... Shiko, çfarë të duhej ty të ndodhte kjo me Ramën dhe të kuptoje sjelljen e tij me gazetarët e huaj? Atë e ke me kartel. Dhe ti je investuar për të. Prandaj të them, nuk dua të humbas fare kohë në... me... me gjendjen psikologjike të... të atij njeriu. Hajde flasim për këto denoncimet që keni bërë...

Arben Ahmetaj: Zoti Peka të falënderoj, realisht që më kujtove diçka. Unë... I kam kërkuar... Unë kam, mëkati im më i madh...

Çim Peka: Ore lëre ndjesën ti, vazhdon prapë dhe bën projeksione për gjendjen psikologjike të atij. Ai është njeri me kartel. Hajde flasim për atë çfarë...

Arben Ahmetaj: Dakord, dakord, dakord. Ke të drejtë. Por, për atë fenomen po flas edhe sërish të të falënderoj. Unë... i kam kërkuar falje ndaj shqiptarëve që kam pasur besim te ky. Po të them, e kam dashur sikur ta kisha vëllanë tim dikur. Po, po po. As ma merrte mendja që do kthehej në një yll që do ndriçonte dhe do mbyllte tranzicionin, në njeriun që e zhyti Shqipërinë në errësirë dhe ia dorëzoi krimit të organizuar. Dhe, kam edhe një të falur tjetër.

Çim Peka: E keni bërë dënimin tuaj...Jeni larg Shqipërisë, nuk akuzoheni dot për të gjitha gjërat që po kontribuoni për këtë...

Arben Ahmetaj: Unë po vuaj, unë po vuaj mëkatin tim të besimit ndaj këtij. Tani, i kërkoj dhe një të falur Fatos Lubonjës.

Çim Peka: Leri ato qoka…, mos ma bëj ndjesën me njerëzit..

Arben Ahmetaj: Edhe një herë, nuk bëj qoka. Unë nuk jam...

Çim Peka: Po secili prej nesh ka mëkate, mos i kërko falje askujt!

Arben Ahmetaj: Të lutem mos më ndërhy në këtë gjë sepse...

Çim Peka: Po pse e prish rrjedhën, pse e prish rrjedhën e bisedës dhe bën...?

Arben Ahmetaj: Do vij. I kërkoj falje sepse, më fal, e kam paragjykuar dikur kur fliste për të. Dhe i kanë dalë të gjitha fjalët atij, dhe dikujt tjetër që sot është bashkuar prapë me kreun e organizatës. Po kthehem te protesta.

Çim Peka: Edhe Lubonja ka folur shumë vonë për të. Ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të tij.

Arben Ahmetaj: Ok, ok.

Çim Peka: Dhe tani po ua them të gjithëve meqë jeni tek, tek ndjesat, dhe ke përshëndetje nga ekrani, zotëri, edhe ju, edhe Lubonja, edhe të tjerë, kartela e tij ka qenë publike. E keni trajtuar si një star që do shpëtojë Shqipërinë, një pacient të psikiatrisë. E keni publike që në vitin '97. Lërini tani këto, këto ndjesa e këto gjëra sepse nuk po ju kërkon njeri llogari të jepni e as nuk jeni përgjegjës. Por këto më duken falsitete. Edhe ju, edhe Lubonja. Edhe Lubonja, shumë vonë e ka prishur me të. E kuptoj më herët...Çfarë kishte nevojë të kuptonte më herët, një njeri me kartel, një njeri që e ke pasur kontakt fizik me të dhe e ke parë çfarë është. Mund ta urrenit Berishën, mund ta urrenit Nanon, mund ta urrenit Metën, po të varësh shpresën te një pacient i psikiatrisë, prandaj këto ndjesat... lërini... ik... Pse e zgjat këtë punë sa të kuptoj unë se...Po sepse e kthyem në... në përshëndetje nga ekrani. Edhe, edhe Lubonja është shumë vonë është kujtuar. Kam unë kolegë sot që janë investuar kundër tij dhe bravo iu qoftë, dhe po... po rrezikojnë.

Arben Ahmetaj: Janë investuar për të, megjithëse e dinin se kush ishte. Atëherë, sërish i kërkoj të falur sepse e kam, e kam keq... nuk, nuk e kam, e kam paragjykuar. Dhe ka pasur të drejtë, dhe prandaj ngul këmbë te kjo sepse e kam peng. Kam besuar tek një njeri që kancerizoi Shqipërinë. Nuk ka faj më të madh për këtë dhe për këtë, dhe nuk do pushoj së kërkuari falur. Dhe nuk është përshëndetje nga ekrani. Se të kam thënë dhe një herë zoti Peka, gjërat që bëj unë kanë rrezikuar jetën time, jam i kërcënuar nga kreu i organizatës, nga krimi i organizuar. Mos më thuaj mua që po bëj përshëndetje nga ekrani. Nuk jam unë në situatë që të bëj qoka. Nuk jam. Dhe një herë, dhe po vazhdoj me logjikën e protestës. Po qe se vdiq protesta, vdiq Shqipëria. Kaq po ju them. Dhe protesta i ka bërë nderin më të madh Shqipërisë. Dhe po të them dhe një gjë tjetër, i kërkoj të gjitha forcave që janë, që besojnë që duhet të ketë rregulla loje, të bashkohen me protestën, se nuk mbaj, nuk më mjafton të thotë x-i apo y-i, cilido qoftë, ne mbështesim protestën. Kujt ia tregoni që jeni mbështetësit, mbështesin protestën? Jo mo, jo. Gjeni mënyrën, rrugën, aty. Ky njeri, ky njeri, jo vetëm që ka prishur rregullat e lojës...

Çim Peka: Më lër të, të, jo të replikoj, po të informoj. Ata që thonë ne mbështesim protestën, ata që kanë thënë pra opozita, megjithëse segmentet e saj po orientohen më shumë ndaj opozitës sesa ndaj Ramës, ata absolutisht i kanë dërguar njerëzit aty. Dhe ditën që kjo opozitë, me gjithë mëkatet e veta, po të bënte tërheqjen që të mos merrte pjesë në protestë, ajo protestë ngelej më keq se Adriatik Lapajt, se janë tre, katër persona që kanë futur mikrofonin në gojë dhe duan ta privatizojnë, por mos e harro: ata që kanë bërë opozitë në 14 vjet, po flas për popullin, ata e mbajnë këtë protestë, dhe po rriskojnë. Prandaj ata që kanë thënë ne e mbështesim, nuk kanë qenë fake, kanë qenë realë. Kurrë kjo protestë nuk mbahej pa ta.

Arben Ahmetaj: Nuk marr përsipër të them, çfarë kanë thënë është fake apo reale. Nuk mjafton!

Arben Ahmetaj: Nuk mjafton. Ky njeri, përveç se ka prishur rregullat e lojës, ky ka vjedhur dhe fushën e lojës. E ka grabitur. Dhe lojtarët e tjerë sot janë jashtë fushës së lojës me brekë në minus 10 gradë, në aspektin metaforik. Dhe me këtë është qesharake kur diskutoni për territorialen. Që diskutojnë për territorialen, apo për, do vëjë, do vëjë Damjani dhe Oerdi dhe do bëjnë një reformë elektorale. Qesharake. Qesharake. Po ju them, ti e ke thënë, Mand Shkullaku e ka thënë, Andi Bushati e ka thënë. Nuk ka zgjedhje me këtë dhe trampi të vijë. Pse? Ka vjedhur rregullat e lojës, krimi i organizuar, oligarkët, administrata. Paratë, e kanë zhdukur fushën. Doni t'i shërbeni... s'po të drejtohem ty, i referohem të gjitha forcave. Doni t'i shërbeni? Ndiqni lojën e këtij. Jo zgjedhje lokale, zgjedhjet lokale do t'ju grijë krimi i organizuar. Pse? Sepse segmentet e SPAK-ut kanë çmontuar bullonat, jo strukturën. Struktura e Belinda Ballukut, dhe e kreut të organizatës, dhe në rrugë, dhe në energji, dhe në kadastër, vazhdon. Struktura nuk është cënuar, Zoti Peka. Struktura është më e fortë se kurrë. Belinda Balluku emëron ministra, emëron ministra, dhe e kërcënon, në qoftë se ia prek ministrat, e kërcënon, e masakruan ish-ministren e Shëndetësisë për një ligj që do të bëjë ky një kartel të vetin.

Po, ja ku jemi. Dhe protesta është shpëtimi i Shqipërisë. Kush do të jetojë me dinjitet zoti Peka, duhet të jetë në protestë. Dhe kam dhe disa fjalë po edhe për drejtësinë, po edhe për Komisionin Europian. Së pari janë shkelur të gjitha parimet e Bashkimit Europian. Janë shkelur mor të gjitha! Ky thotë ne po negociojmë. Çfarë po negocioni mo? Me kë tallësh ti? Dhe del një deputet i opozitës... jo integrimi, jo... Ej, po flasim për narkoshtet. Po flasim s'ekzistojnë më tendera, nuk ekziston më ekonomi e lirë. Ka 15 oligarkë që ky i fut, gjithandej nga të dojë ai, u bashkangjit.

Njërit i bashkangjit Kajo-n, tjetrit Jet-bankën, tjetrit Portin e Durrësit, tjetrit Portin e Vlorës, tjetrit andej, tjetrit këtej. 15, këta janë. Këta janë, kush punon te Porti i Durrësit, pse nuk ndërhyn SPAK-u atje, pse nuk e bllokon ky? Portin, Marinën e Durrësit. Apo, shkon, pse merret me Portin e Vlorës ai? Do ta grabisi. Dhe e di dhe kujt ka pasur tendencë për t'ia dhënë. E tani vjen vërdallë se i ngelet në dorë. Se Behxhet Pacolli apo kushdo që të jetë, ka për të shkuar në arbitrazh. Dhe ky s'është përgjigjur për Beketin. Edhe vazhdojnë këta të gju-butët. Ore, ke dëmtuar buxhetin e shtetit 132 milionë euro, ti me SMS-të e tua. Përgjigju. Edhe këta të segmentit të SPAK-ut, të thonë dëmin që i kam bërë unë buxhetit të shtetit. T'i thonë shqiptarëve. Çfarë dëmi i kam bërë? Një firma ime. Ata që tregojnë shqiptarëve, shikoni çik, një nga një. Apo do fërkohet ky në Palacio di Merano me 10.000 euro personi? Ëëë?

Edhe do merret me mua ky, se ku kam udhëtuar unë me gruan time, ëëë? Kjo është, domethënë, kjo është drejtësia? Kjo është drejtësia. Pse s'e marrin këtë, t'i thonë, hajde çik këtu ti! Aa po, thonë aty brenda. Këta thonë brenda, që ky është jashtë sferës. 12 fluturime me çarter. Ka ky burri? Vetëm nga një celular, vetëm nga një celular. Po nuk merremi me këtë. Po ti s'merresh me këtë, po ti vete çfarë, çfarë bën ti si drejtësi? Ti shkon edhe kërkon për plaçkitjen që ka bërë, është kalibër spektakolar, në raport me vjedhjen, ti kërkon pezbullim. Ore çfarë e ke këtë pezullim? Unë e thashë. Peszullimi nuk është autoriteti jot, pavarësisht se ligji i Reformës së Drejtësisë është konfuzuar, siç është konfuzuar gjithë pseudo-reforma.

Ç'punë ke ti? Ajo është tagër e kreut të organizatës, që shkon te Bajrami, dhe pastaj shkojnë në Parlament. Shko, kërko imunitetin. E kërkon imunitetin me akuzat e buta, dhe pastaj ky, që është prokuror dhe gjyqtar del atje, që ka thënë, po të isha unë prokuror dhe gjyqtar. Shiko, se kjo s'ka bërë asgjë, kjo s'ka as shtëpi, ky s'ka as shtëpi, ky merr përsipër ky. Ky! Me autoritetin e Perëndisë. Ky është, ringjallja e Oktavian Augustit, A e kupton? Dhe, çfarë bën drejtësia? Ore, pse s'e marrin drejtoreshën, ish-drejtoreshën e Kadastrës? E di ti që janë deformuar pronat?

Janë grabitur pronat. Pse s'e marrin? Ore, pse Benet Beci që është në detyrë? Duhet të kishte një parim. Parimi ishte, iki nga detyra. Pse ia grisi Ben Kraja dhe Altin Dumani urdhrin e arrestit? Pse? Normalisht, dhe shumë mirë, Plarent Ndreca është gjykuar në liri. Pse Ilir Meta është hequr zvarrë? Pse Erion Veliaj merret zvarrë nga zyra? Pse solle urdhër-arresti për dy muaj, deputet isha unë? Vazhdon gjakderdhja financiare dhe ti s'i prek. Kujt ia tregon ti mo? Ore shqiptarët s'janë naivë.

SPAK-u SPAK-u. SPAK-u sot, segmentet e SPAK-ut, a ka ndonjë Zoti Peka? E ke thënë ti njëqind herë. A ka një, një tek, një, një tek, një gjenezë, hetim i një grupi të strukturuar kriminal? Nuk ka. Janë përdorur si post, si DHL. Nga Amerika, nga Franca, nga të gjitha letrat, edhe, edhe shërbimet e inteligjencës se nuk kanë besim, dhe e kanë treguar që s'kanë besim, se kanë lajmëruar, kanë zbutur, kanë ndërruar emra. Jemi duke folur për fakte, nuk jemi duke folur për...

Po tjetra, me drejtësinë. Janë, unë kam lexuar këto kohë, 18 raporte të KLSH-së. Dëmi është 9 miliardë euro. Në ato 18. Kujt i flet SPAK-u, po shiko se nuk ka denoncime. Po ti morre denoncimin e një mercenari për mua?

Peka: Janë 18 raporte KLSH me dëm 9 miliardë euro.

Arben Ahmetaj: Ka shumë, KLSH-ja ka bërë qindra, e kusure, 200 a 300. Unë jam ulur për sektorë të ndryshëm, me shëndetësinë. Me shëndetësinë, ti ke çudira, te oksigjeni, te rimbursimi, çudira! Çudira, te rrugët ke çudira, ke energjia ke çudira, tek kadastra ke çudira, te AKSH-i vazhdon Geron Meçe tani të ngrejë kokën sepse, kanë tentuar ta zbusin. Se mendojnë që, shiko, ja, futëm Gysi tash, t'ia zbusim një çikë, variantin e Erion Velisë, ia futëm, Ben Ahmetaj, tani hajt, pini uiski se shpëtuam.

Kujt ia tregojnë këta? Domethënë këto segmente të SPAK-ut i tallen me njerëzit, i marrin për budallenj, ëë? I marrin për budallenj? Eko Parkun. Ku e kanë Eko Parkun? Prit ja mo një sekondë, se do të ta tregoj. Ja ku e ke. Ja ku e ke Eko Parkun. Fëmija i kreut të organizatës s'ka marrë para. Imagjino të merrte Livia ime një para nga inceneratorët. E mo qytetarë, mendojeni ju, të merrte Livia ime, ose Kejsi im, të merrte një para nga inceneratorët. Ja mo ku e keni. Ja e ka firmosur kreu i organizatës për fëmijën e tij.

Paratë kanë shkuar te fëmija i tij, përpara se, dhe urdhëron të bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar ky Oktavian Augusti, ëëë? Oktavi... Ja. Dhe do thuash ti po pse, pse krahason ti? Po mo jo e ku është, ku është, ku është? Ku është, ku? Po e dini juve që edhe për Eco Parkun kanë, kanë akuzuar Tërkokën mo? U bë si punë e gjobës. Ter Kokën mo, Ter Koka kishte dy vjet që kishte ikur nga ministër.

S'ka lidhje fare! Ore shikoji çik të të tregoj një gjë, për gallatën e... se unë, për çështjen time, e di që nuk do pranohet, por unë do të kërkoj, do kërkoj, televizionet e gjitha aty, edhe Top Channel-in e kreut të organizatës, e kam për ta... po mo. Që të shohin shqiptarët, se drejtësi brenda mureve bëjnë, këta s'lexojnë fare, të kërcasin, të këpusin kokën. "A, ka folë drejtësia". Cila drejtësi? Drejtësia e, segmente e drejtësisë, të kreut të organizatës? Ja ku e ke. Shiko. Ter Kokën, ja ku është shpronësimi. Vendimi i shpronësimit nga... me firmën e kreut të organizatës për Fierin, ëëë?

Katër vjet e kanë dënuar. Ter Kokën. Shpërdorim detyre sepse ka dërguar një letër. Nuk marr përsipër çfarë ka bërë Teri mo. Punë e tij, s'nuk marr përsipër. Nuk marr përsipër çfarë ka bërë Teri. Punët e tij, i ka punët veta. Por, kur unë i lexoj këto, dhe kur unë i shikoj këto, llahtarisen. Dhe s'kam asnjë iluzion. Me, me segmente të gjykatës. Po mo, ja ku është vendimi. Ai akuzohet... ai dënohet katër vite se ka dërguar një letër, që në mendjen e tij, dhe në korespondencën e tij, është kujdesur e thotë: "Ej! Trajtojeni me çmimin e trualit, që të mos harxhojë para nga buxheti i përgjithshëm".

Katër vjet. Po pse edhe gjobat e makinave do ia rrasim Terit? Do ia rrasim Benit, pastaj do pimë uiski. Ky, kreu i organizatës, Plaçkitja, Roni, Erioni, Gysi e bëjnë të bëjnë festë këta, mbi statistikën.

Edhe, raportet, me statistika për makina ngrirëse. Ore si s'ka folur njëherë Bashkimi Europian? S'ka folur njëherë për problemin themelor, të tjetërsimit, të parimeve kryesore, që ne do duhet të na bashkonin me... Pse nuk flasim për përfshirjen e administratës? Unë kam kandiduar në 2005-ën. Në 2004-ën, Fatos Nano i ndrit shpirti atje ku ka rënë, na tha kush përdor makinat shtetërore, dhe administratën e vet zhduket.

Tani administrata është rreshtuar si ushtri me dhunë. Paratë e buxhetit të shtetit përdoren për të grirë. Ore po s'është kjo Partia Socialiste mo. Nuk është kjo. Nuk është kjo. E kupton? Pse s'flet. Njëherë, si ka mundësi që komisioni nuk del të thotë, ore çfarë ka ndodhur, ja ku është OSBE-ODIHR-i. U detyrua Komisioni të korrigjonte atë që tha Marta Kos në raport me zgjedhjet. Jo, nuk janë zgjedhje ato.

Lexoni OSBE-ODIHR-in. Le të tregojë ky 83 vota. Ty të kam thënë që do i bëj... e as nuk diskutohet që u humbisni. Edhe e kam, diferencën e kam me dy vota. Ty të kam thënë zoti Peka. Kur bënit betejë. Filloja po qeshja,  thashë: "Vazhdoni, vazhdoni." Se e dija çfarë bëhej në Fier, e dija çfarë bëhej në Durrës, e dija çfarë bëhej në Tiranë. E të kam thënë, dhe me emra po deshe. Po. E ku është Bashkimi Europian në raport me Kajon, që ka shpartalluar, praktikisht praktikën e konkurencës që është në themel të parimeve të Bashkimit Europian? Ku është, në raport me administratën?

Të dali, të ulërrasi. E pastaj vjen zonja Kos edhe thotë që, Shqipëria është fanar ndriçues. Kujt i tregojnë? E, po nuk duhet të silleni kështu se do humbisni dashurinë e shqiptarëve. Dashuria e shqiptarëve është e shtrenjtë. Dhe, së fundmi. Se ti do bësh edhe një pyetje tjetër, që do vazhdojmë, e di edhe, më paralajmërove. A kam thënë unë, një sfidë që të hetohet pasuria e të gjithë ish-ministrave dhe ministrave?

Përtej, përtej vlerësimit, pasuria e familjes time është e ulur. Ke ministra me 9 apartamente, 7 nga të cilat i kanë bërë tani. Të gjithë. Të gjithë, të gjithë, të gjithë. Ndërsa unë, çfarë kam bërë unë, unë i kam emra të deklaruar, me emrin tim, me emrin e gruas time, të gjitha. Dhe do vijmë te denoncimet.

E kam për detyrë për shqiptarët që unë t'i përsëris, t'i kujtoj denoncimet e mia. Fola për Eco Parkun. Fola për Eco Parkun?

Eco Parku është një, AKSH-i po fshehin prapë të dhënat, po fshehin prapë, vazhdon struktura, të marri tendera, e njëjta strukturë. Me fakte, nuk dua unë të kthehem me detaje se do bëjmë tjetër.

Çim Peka: Po, po.

Arben Ahmetaj: Po do bëjmë, e kam detyrë, e kam detyrë deri në dekikën time të fundit. Kreu i organizatës le t'i organizojë të gjithë, Gysat, Ronët, skifterët, çfarë të dojë ky. Këtu jam unë. Një ditë do vij unë në Tiranë. Po nuk do vij për segmentet e SPAK-ut. Jo. Le të mundohen, jo ekstradim, jo... do vij vetë! Do vij vetë! Do përballem, kur të çlirohet. Që të çlirohet. Edhe po ju them protestës, mos e ndaloni protestën dhe kur ky të bjerë, deri në qeveri teknike. Popull shqiptar, mos e ndaloni protestën, se do t'ju manipulojë, deri kur të krijohet një qeveri teknike që të fillojë të çmontojë krimin e organizuar, dhe shtetin elektoral që ky ka krijuar. Ai nuk është shtet më. Nuk ka institucione, ai është shtet elektoral në favor të këtij, të kreut të organizatës. Dhe ofendon, me kryetar bashkie, me deputet, i kërcënon, i bullizon, fillon protestues me ato xhestet subkoshiente, jo influencerat, jo ju vjen anash.

Peka:Denoncimet.

Arben Ahmetaj: Ore kush i inçeneratori i Tiranës? Kujt ia tregon ky që u mbyll me Taulant Tushën? Se ka bërë ai... Çfarë ka bërë? Teri iku vëlla. Po. Ku janë paratë e inçeneratorit të Tiranës? Folloë the money. Pse nuk i ndjek paratë? Çfarë problemi ke? Apo do ndjekësh pllakat e banjës? A, edhe robat e banjës të atij tjetrit e asaj tjetrës. Këtë do ndjekësh? Ku është, çfarë po ndodh me Tigrat? Marrin para akoma, të pacipë. 5D-ja vazhdon të ekzistojë dhe 5B-ja është më e fortë se përpara.

Peka: I kishte ndezur tigrat, tha Fevziu. Pashë një video që kishte bërë verën.

Arben Ahmetaj: Si tha?

Peka: I kishte ndezur tigrat, Fevziu, që iu bënte video tigrave të ndezur.

Arben Ahmetaj: Po pra, është, janë ndezur, janë ndezur tigrat. Me humbje s'prodhojnë asgjë. Prodhojnë miniskule, me ato çmimet që edhe, ja e kemi thënë, me, atë që ka zëvendësuar plaçkitësen sot. Me Delinën. E kemi thënë, do prodhojnë përtej tregut me çmime. Po sigurisht që Delina ka metamorfozën e vet për të zëvendësuar plaçkitësen. Kadastra. Ore, kujt ia tregojnë këta, që vijnë e arrestojnë Arben Ahmetajn për dy muaj ky, edhe, gjithë shpërdorimet e 2-shes, dhe të 2-ve, nuk i prekin? Çmendurira, që i di unë, i kam me dosje, më dërgojnë, më dërgojnë njerëz pafundësisht gjëra. Rrugët bëjnë sikur i prekin, pastaj s'i prekin, shpërdorim, pastaj shiko se pabarazim në tendera. Grup i strukturuar kriminal, me në krye kreun e organizatës.

E di çfarë kanë akuzuar në dosjen time mo? Unë jam akuzuar për korrupsion, por s'kam asnjë punonjës administrate. Është ish-gruaja, gruaja. Qytetarët që kanë shitur, e kanë blerë. Këta! Dhe këtu është bërë nami. Beketi. Ej, 130 e kusur milionë me Begetin. Albanian flights, Albanian flights, është aktakuze e pastër që tregon me detaje të shkruara, të pranuara, çfarë ka bërë ky! Çfarë ka bërë ky? Folloë the money, po deshet. Edhe me arkitektët e huaj, ku kanë qarkulluar, edhe çfarë lobi kanë bërë. Guxon ky, njëri është Oktaviani Augusti, tjetri është Agripa. Që do ndërtojnë Romën, që do lenë fytyrën e vet. Ky. Aeroporti i Vlorës, grabitje. Valoni, të ketë kujdes se i del fytyra dhe tek... Smart City. Kam, do ta lë këtu, i kam këtu, se mbase s'do arrijmë dot në kohë. Kam për llogaritjet e Smart City-t.

Peka: Të mos ndërhyjmë, tek përplasja mes ortakëve.

Arben Ahmetaj: Nuk kam punuar me asnjë, se s'kam punuar as me njërin, as me tjetrin. Po të them që rezulton indirekt tek Smart City. Dhe kanë bërë llogaritë, një kamerë është 560 dollarë, e blenë nga rruga, me shumicë. Kujt ia tregon ky 130 milionë dollarë? Pa tender! Po ku është komisioni? Si ka mundësi që komisioni nuk flet fare? Ku, ku është, ku? Ku është, ku? Ku është Komisioni Europian? Ku është? Pra, kemi përsëri faturat e dëmshpërblimeve në OSHE, në arbitrazhe, në ujësjellësa që ky shkoi bëri reformën. Asgjë. Janë devijuar paratë e buxhetit të shtetit, nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme.

E pastaj do vejë Sani tek Durana, do prodhojë këtë data center, me çmime, dhe do gëlltisi 3.2 megavat per orë në një data center që, ka shumë mundësi që me aq, të prodhojë dhe kripto dhe pastaj të kanalizohen larg qoftë te Jet Banku, dhe të atashohen dhe biznesmenë, vendas, të, të shpurës, dhe t'i jepet çmimi i kesh-it. Po sikur të vijnë 100 data centera. Ja jep dot çmimin e kesh-it ti? Çfarë do bësh ti? E di ti sa kërkon data center? Katërqind, saç konsumojnë 400 pishina olimpike, energji. Si guxon ti i ia jep me çmimin e kesh-it? Le të shkojë ta blejë në tregun e lirë. Pse kështu? Çfarë, çfarë është ky Sani? Çfarë është ky për ty, për ty, çfarë është ky?

Është izraeliti që i referoheshe te shëndetësia? Po. S'kam gjë me Sanin, le të bëjë biznese sa të dojë. Po jo të, të marrë paratë e shqiptarëve ky edhe t'ia kalojë Sanit. Tjetra. Pse nuk e jep tek, të ka ARUBA, emrin e... emrin e...

Peka: Emrin e Engjëll Agaçit.

Arben Ahmetaj: Ore, emrin e personit nga qeveria. Pse s'e jep? Ta japi, ta nxjerri atje. Se ka edhe emër tjetër që ka qenë në Monaco. Ta nxjerri. Dhe, të shikojë se deri ku i shtrin arnuat metastaza.

Çim Peka: Ci është emri tjetër që ka qenë në Monaco?

Arben Ahmetaj: Pastaj kemi dhe një gjë tjetër. Se në fund do lë Air Tractor. Ku e ke Thuman-Kasharin? S'flisni mo. Nuk flet opozita mo. Çfarë problemi ka që s'flet opozita? Ku është lidhja? Ku është lidhja? Pse s'flet opozita për Thuman-Kasharin? E ka dërguar në SPAK opozita! Është grabitje.

Peka: Opozita e ka dërguar në SPAK!

Arben Ahmetaj: E ka dërguar PLUGU në SPAK, jo opozita. E ka dërguar, e ke dërguar ti, e ka dërguar Gazbardhi, Belindi.

Peka: Edhe këta funksionarë të opozitës janë, edhe Belindi, edhe Gaz Bardhi…

Arben Ahmetaj: Dhe tani po vij edhe te një, që nuk do ta trajtoj totalisht, sepse do t'ia lë PLUGUT dhe ty që ta ndjekësh. Është afera e avionëve zjarrfikës. Afera e avionëve zjarrfikës është interesante, ja ku e ke. Është një lloj Mirsadi mbrapa, që unë i kam depozituar elementët e informacionit, me çka duhet. Gara ka qenë nëpërmjet Thrush Aircraft dhe Air Tractor. Thrush Aircraft që ka këtë emrin e EFA Holding. Që është edhe Thrush. Janë kompanitë e vetme të prodhimit të avionëve zjarrfikës. Është hapur tenderi në kohën e Piro Vëngut, flitet, nuk e di, që Piro Vëngu ka ikur se nuk e firmoste dot, kishte frikë. Dhe, kanë hapur tenderin me 14.4 milionë, plus ose minus, euro. Për dy avionë floating, pra me jo me goma, po me goma-varka, le ta themi.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Ish thënë me argumenta tekniko-shkencor që duhet të jenë me goma, por s'ka pranuar, sepse kreu i organizatës e ka pasur të drejtpërdrejtë logjikën, që do shkonte tek Air Tractor. Atëherë, EFA i ka shkruar në zyrë. Dhe i ka thënë, ore me 14.4 milionë euro, unë ju sjell 3 avionë me goma dhe ja u sjell, deri në 26 maj që t'i keni për zjarret. Ermal Raleta është entuziazmuar nje moment. Mirëpo kur është thirrur para komandantit, i është tërhequr veshi Ermal Raketës. Dhe ai e skualifikon EFA-n. Dhe sot e kësaj dite nuk kanë ardhur avionat. Të dashur shqiptarë, të nderuar, do kishin ardhur avionat në maj, do kishin fluturuar të shuanin zjarret. Është zjarri që ka lënë kreu i organizatës.

Vetëm që t'i kalojnë paratë Air Tractor. Këtu zoti Peka, që do të ta lë ty, janë dhe vendimet gjyqësore apo të autoriteteve, në raport me Air Tractor që është i dënuar në Spanjë, në Greqi nga Bordi i Auditit, në Kili, ka vazhdon. Nuk e paragjykoj, janë punët e tyre, por flas për Republikën e Shqipërisë, dhe çfarë i bën Republikës së mjerë të Shqipërisë kreu i organizatës. Dhe në fund, zoti Peka, një gjë që mua nuk më rri pa e thënë. Nuk rri dot pa e thënë. Ore, ky tallet me Shqipërinë, ore. Ky, ky hedh idenë, Shteti Bektashi. Ore, kujt ia tregoni Shtetin Bektashi?

Familja ime, në traditë, është familje bektashie. Ata që e kuptojnë, brenda bektashinjve, gjyshja ime, ka qenë mbesë teqeje. Bektashinjtë janë në themel të krijimit të shtetit shqiptar, së bashku me ortodoksët, katolikët, myslimanët suni, kanë lënë gjak dhe djersë, dhe vite, dhe jetë, për të krijuar shtetin shqiptar. Kam një studim nga një grup inteligjent, profesional, që tallja me shtetin bektashi, është rrezikshmëri për shpërbërje të shtetit shqiptar. S'kemi nevojë ne. Ne bektashinjtë, ndaç sunitë pastaj, ndaç katolikë, ndaç ortodoksë. Ne jemi shqiptarë! Shteti jonë është i shenjtë, me zi e kemi bërë!

Edhe, megjithëse kreu i organizatës e ka shpërbërë në institucione, Shqipëria nuk haet dot nga kanceri. Nuk hahet dot, e mund Shqipëria kancerin. Është shumë e rrezikshme! Mos të luaj me këto lojëra. Dhe, krerët e bektashinjve, të institucioneve, mos të futen, jemi shqiptarë. Po pse krijo ke ti një shtet Bektashi dhe ofendo ke ti një sunit. Ofendoke ti një katolik, ofendoke ti një ortodoks. Po pse? Ku e gjen ti këtë perversitet? Ku e gjen ti këtë perversitet? Ku do të dalësh ti? Çfarë do të bësh, pastrim parash? Shpërbërje të shtetit? Kujt ia tregon ti? Shqiptarëve ia tregon ti këtë? Janë budallenj. Bektashinjtë janë budallenj? Ne jemi budallenj? Ata sunitë janë budallenj, ë? ortodoksët janë budallenj? Katolikët janë budallenj? Protestantët janë budallenj? Apo gjithë të çifutët shqiptarë, në respekt të tyre janë budallenj? Ore në emër të kujt e bën ti këtë shturje?

Çim Peka: Në emër të parasë!

Arben Ahmetaj: Dhe padiskutim ti zakonisht bën pyetjen, çfarë pret?

Arben Ahmetaj: E bëra unë të vetja ime, nëse ma lejon.

Çim Peka: Patjetër!

Arben Ahmetaj: Ta kam thënë, i pres të gjitha. Të gjitha! Pres segmentet e drejtësisë, mos të lexojnë dosje. Pres segmentet e SPAK-ut, të vazhdojnë kërcënimet. Pres kreun e organizatës, të vazhdojë kërcënimet. Unë e thashë që, u numëroj më vete në familjen time. Çfarë pres? Pres protestën të fitojë! Pres protestën të fitojë!

Çim Peka: Meqë i preke të gjitha këto. Një pyetje të fundit sepse jemi tërësisht në limite.

Arben Ahmetaj: Në limite të kujt?

Çim Peka: Të kohës.

Arben Ahmetaj: Ah!

Çim Peka: Përmende një përgjim në Monaco, që the është në vazhdim. Meqë i preke të gjitha këto, a do më presësh prapë mua për këtë përgjim?

Arben Ahmetaj: Mezi të pres.

Çim Peka: Edhe unë, me kënaqësi do vij.

Zoti Ahmetaj, faleminderit.

Arben Ahmetaj: Të falënderoj jashtë mase të pres.

Çim Peka: Faleminderit juve! Kjo ishte intervista e pestë me Arben Ahmetajn. Bëhuni gati për të gjashtën, por shijoni njëherë të pestën. Natën e mirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco